Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka bërë thirrje për investime në prodhimin e kanabisit.
Sipas kryeministrit, në Maqedoninë e Veriut ekziston ligji për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.
Zaev tha se në këtë mënyrë do të hapen dhe vende të reja pune.
“Është e lejuar me ligj, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në shumë vende tjera të botës. Ka përfitime prej saj në trajtime dhe është e pranuar në mjekësinë tonë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë”, tha Zaev.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se shumë shpejt do të rritet eksporti i kanabisit dhe i vajit të tij, duke synuar tregjet e Polonisë dhe Gjermanisë./ Opinion.al E.Xh.