Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zaev refuzon Gruevskin, shkon në presidencë për të marrë mandatin për formimin e qeverisë

2017/02/27 at 3:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedonia pa qeveri, ngërçi politik vijon

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev u paraqit në presidencë duke dorëzuar firmat, me të cilat i kërkon mandatin presidentit Gjorge Ivanov. Zaev arriti të sigurojë 67 firma, përfshirë këtu 10 nga BDI-ja, 5 nga BESA dhe 3 nga Aleanca për Shqiptarët. Zaev pret tani që brenda ditës, kreu i shtetit t’i ofrojë zyrtarisht mandatin për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni.


Në deklaratën e shkurtër për mediat, Zaev tha se pret tranzicion të qetë të kalimit të pushtetit.

“Të nderuar qytetarë kjo është një ditë e madhe historike për Republikën e Maqedonisë. Në dorë po mbaj 67 firma të deputetëve nga Kuvendi i Maqedonisë që garantojnë mundësin për qeveri të re për qytetarët e Maqedonisë. Njëkohësisht këto nënshkrime mundësojnë që të përmbyllet kriza në Republikën e Maqedonisë dhe përfundimisht shteti të ecë përpara në funksion të kthimit të jetës në Maqedoni. Sot pres që zoti Ivanov ta dorëzoj mandatin sa më shpejtë që është e mundur, që të mund të fillojmë negociatat për formimin e qeverisë së re. Njëkohësisht e shfrytëzoj këtë rast që të apeloj deri tek të gjithë qytetarët por edhe tek institucionet e shtetit se pritet transfero i qetë dhe i shpejtë i pushtetit në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi kryetar i LSDM-së Zoran Zaev.

Më herët, kreu i  VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski i kërkoi Zaevit të mos pranojë një platformë nga Tirana. “Është koha që LSDM-ja të tregojë se dashuria ndaj atdheut është më e madhe se dëshira për pushtet”, thekson VMRO-DPMNE.

“Nëse LSDM-ja vendos të heqë dorë nga platforma nga Tirana dhe i hedh poshtë shantazhet joparimore për ridefinimin e shtetit, atëherë do ta ketë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së edhe krahas asaj që qytetarët, mbështetjen më të madhe në zgjedhje ia dhanë programit të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për një Maqedoni më të mirë”, thuhet në reagimin për mediat.

Sipas VMRO-DPMNE-së, qytetarët nuk votuan për zyrtarizimin e gjuhës shqipe as për ndryshimin e banknotave për shndërrimin e Maqedonisë në shtet binacional dhe as për kantonizimin ose federalizimin e saj.

Etiketa: mandat. qeveriamaqedonizaev


Ju sugjerojmë

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Bota

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

21 Qershor, 2026 9:36 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë
Aktualitet

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë

21 Qershor, 2026 2:58 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Taksat në Ngushticën e Hormuzit vetëm nëse vendosen nga SHBA-të

21 Qershor, 2026 2:55 pm
Para
Foto/ E pabesueshme! Leo DiCaprio sabotoi çmimet Oscars në mënyrën më të keqe të mundshme

Foto/ E pabesueshme! Leo DiCaprio sabotoi çmimet Oscars në mënyrën më të keqe të mundshme

Berisha: Paratë e bankave e drogës, për të blerë protestuesit

Berisha: Dorëheqja e Prengës, përdhosje e ligjit

Foto/ Enca…influENCA: 2 vite pas puthjes me Era Istrefin, dyshja ndajnë diçka tjetër

Foto/ Enca...influENCA: 2 vite pas puthjes me Era Istrefin, dyshja ndajnë diçka tjetër
















TE FUNDIT

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
21 Qershor, 2026

Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës dhe ka zgjatur...

Lexo më shumë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
21 Qershor, 2026

Deputetja e PS, Elisa Spiropali, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, duke shkruar se Shqipëria do e...

Lexo më shumë

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur publikisht një komenti të një qytetareje nga Tetova, e cila në rrjetet sociale i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}