Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Yuri Kim takohet me guvernatorin e BSH-së, çfarë diskutuan

2022/04/15 at 6:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Yuri Kim takohet me guvernatorin e BSH-së, çfarë diskutuan

Ditën e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Gjatë vizitës së saj, kryediplomatja amerikane e ka uruar guvernatorin për mandatin e dytë në krye Bankës së Shqipërisë.

Në vijim të bisedës në fokus ishte situata ekonomike post COVID-19 në Shqipëri dhe mjedisi kompleks i krijuar tashmë për shkak të tensionit gjeopolitik nga sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës.

Guvernatori u shpreh se pas një rikuperimi të fortë të ekonomisë shqiptare që pasoi pandeminë gjatë vitit 2021, këtë vit, ekonomia jonë po përballet me sfidën e re ndërkombëtare, atë të rritjes së çmimeve.

Në vijim, Guvernatori shtoi se bazuar në tendencat aktuale dhe informacionin e disponueshëm, pritet që kjo goditje e çmimeve, nga ana e ofertës, të ketë një ndikim të konsiderueshëm, megjithatë nuk do të prishë rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike dhe pritet të jetë kalimtare.

Sanksionet e vëna ndaj Rusisë dhe rritja e volatilitetit dhe e pasigurisë në tregjet ndërkombëtare diktuan një rishikim të projeksioneve të mëparshme të Bankës së Shqipërisë dhe nevojën e rivlerësimit të përshtatshmërisë së qëndrimit të politikës monetare.

Guvernatori shtoi se politikëbërësit po përballen me dilema të politikave të tyre. Politika monetare duhet të fokusohet në stabilitetin monetar dhe financiar pa penguar në mënyrë të panevojshme rimëkëmbjen, ndërsa politika fiskale duhet të lehtësojë barrën e shtresave të varfra të shoqërisë dhe sektorëve vulnerabël të ekonomisë pa rrezikuar borxhin publik.

Siç njofton zyra e shtypit, Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë reagoi nëpërmjet instrumentit të politikës monetare për të ruajtur stabilitetin e çmimeve në vend, si dhe për të minimizuar pasojat që goditja e çmimeve mund të ketë mbi koston e jetesës, mbi kursin e këmbimit dhe mbi shëndetin e sektorit bankar.

Guvernatori e siguroi Ambasadoren Kim se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet e nevojshme ligjore e rregullative që disponon, në bashkëpunim me të gjitha autoritetet në vend, me qëllim përballimin e kësaj situate, duke ruajtur parametrat makroekonomikë, si dhe stabilitetin e çmimeve e atë financiar në vend.

Në vijim, Guvernatori Sejko prezantoi gjendjen e sektorit bankar në vend duke theksuar se ai është i mirëkapitalizuar, solid dhe me tregues të mirë të likuiditetit dhe shëndetit financiar, ku mund të përmendet raporti i kredive me probleme i zbritur në nivelin aktual prej 5.4%.

Nga ana e saj, Ambasadorja Kim vlerësoi rolin që Banka e Shqipërisë dhe sistemi bankar kanë luajtur në vazhdimësi, si dhe mbështetjen që Banka e Shqipërisë po jep për minimizimin e efekteve të mundshme negative të krijuara tensioni gjeopolitik.

Ambasadorja vuri theksin në rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të situatës nga institucionet në vend, si dhe koordinimin e politikave nga autoritetet shqiptare duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur.

Gjithashtu, Ambasadorja Kim vlerësoi marrëdhëniet mjaft të mira që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë dhe shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë situatë.

Në përfundim, Guvernatori Sejko falënderoi Ambasadoren Kim për takimin, duke i vlerësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një partner strategjik mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë.

Kujtojmë se Gent Sejko është zgjedhur për herë të dytë Guvernator i Bankës së Shqipërisë, pas një mandati 7-vjeçar në krye të këtij institucioni.

Sejko siguroi 103 vota pro, 1 deputet votoi kundër nga 104 ligjvënës që ndodheshin në sallë në momentin e votimit. Ai drejton Bankën e Shqipërisë që prej 5 shkurtit të vitit 2015.

Ju sugjerojmë

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Kryesore

Rama rendit punët e bllokuara për shkak të pezullimit nga detyra të Ballukut

3 Dhjetor, 2025 4:07 pm
Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë
Kryesore

Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë

3 Dhjetor, 2025 4:02 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Negociatat/ Putini pranoi disa propozime amerikane për Ukrainën: Vazhdojnë bisedimet

3 Dhjetor, 2025 3:57 pm
Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente
Bota

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente

3 Dhjetor, 2025 2:49 pm
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Kronikë

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

3 Dhjetor, 2025 2:33 pm
PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
Kryesore

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

3 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut
Sport

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut

3 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED
Aktualitet

Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED

3 Dhjetor, 2025 1:49 pm
Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës, pranga babait, në kërkim i biri
Kronikë

Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës, pranga babait, në kërkim i biri

3 Dhjetor, 2025 1:48 pm
Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata
Bota

Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata

3 Dhjetor, 2025 1:24 pm
Para
Zelensky: Bota të përgatitet, Putin mund të përdorë armë bërthamore

Zelensky: Bota të përgatitet, Putin mund të përdorë armë bërthamore

Shqipëri, turizmi po ndjen pasojat e luftës në Ukrainë

Shqipëri, turizmi po ndjen pasojat e luftës në Ukrainë

Rreth 900 trupa civilësh janë gjetur në rajonin e Kievit

Rreth 900 trupa civilësh janë gjetur në rajonin e Kievit

TE FUNDIT

Rama rendit punët e bllokuara për shkak të pezullimit nga detyra të Ballukut

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
3 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, masë sigurie e...

Lexo më shumë

Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë

Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë
3 Dhjetor, 2025

PD është tërhequr nga mbështetja për Endri Shabanin. Ish-kreu i Nisma Thurje nuk do të shkojë në Kuvend me firmat...

Lexo më shumë

Negociatat/ Putini pranoi disa propozime amerikane për Ukrainën: Vazhdojnë bisedimet

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
3 Dhjetor, 2025

Kremlini tha të mërkurën se Presidenti Vladimir Putin pranoi disa propozime të SHBA-së të synuara për t’i dhënë fund luftës...

Lexo më shumë

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente
3 Dhjetor, 2025

Dhjetë orë marrje në pyetje, nga ora 14:00 deri në mesnatë. Nuk u mor asnjë masë: Federica Mogherinit i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com