Bota

Rreth 900 trupa civilësh janë gjetur në rajonin e Kievit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:09 - 15/04/22 |
Opi Nion

Më shumë se 900 trupa civilësh janë zbuluar në rajonin përreth kryeqytetit ukrainas, pas tërheqjes së forcave ruse, tha policia e Kievit, të premten, gjë që tregon se njerëzit “u ekzekutuan, thjeshtë”.

Andriy Nebitov, kreu i forcave të policisë rajonale të Kievit, tha se trupat ishin të lënë në rrugë ose të varrosur përkohësisht.

Ai citoi të dhënat e policisë që tregojnë se 95 për qind e njerëzve vdiqën nga plagët me armë zjarri.

“Prandaj, ne e kuptojmë se nën okupimin (rus), njerëzit thjesht u ekzekutuan në rrugë”, tha Nebitov.

Çdo ditë po gjenden gjithnjë e më shumë trupa nën rrënoja dhe në varreza masive, shtoi ai.

“Numri më i madh i viktimave është gjetur në Buçë, ku ka mbi 350 trupa”, tha ai.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se do të shtojë sulmet me raketa në kryeqytetin ukrainas, si përgjigje ndaj agresionit të supozuar të Ukrainës në territorin rus, gjë që është një paralajmërim ogurzi pas humbjes së madhe të anijes kryesore ruse “Moska”, në Detin e Zi.

Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Deri më sot, sipas Kombeve të Bashkuara, në Ukrainë ka pasur 4.577 viktima civile, 1964 të vdekur dhe 2613 të plagosur./ REL

Pas