Pas përfundimit të takimit mes ambasadores Amerikane, Yuri Kim dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka ardhur edhe reagimi i tyre për mediat.
Në një prononcim, ambasadorja Yuri Kim, ka thënë se ka shkuar në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për ta uruar për detyrën e re dhe për t’i shprehur nga afër mbështetjen e SHBA-ve.
“Faleminderit! Pata një takim shumë të mirë me zotin Nano. Erdha për ta uruar për detyrën e re dhe gjithashtu konfirmova mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë.
Ne do vijojmë të ofrojmë sa më shumë mbështetje të jetë e mundur. Folëm gjithashtu edhe për rëndësinë që policia të ruajë e të rrisë besimin e publikut.
E dimë se Policia e Shtetit ndërmerr rreziqe të mëdha dhe ndonjëherë ka edhe humbje jetë për të mbrojtur rendin e vendit. Diskutuam rëndësinë se si ligjzbatimi të ruhet nga çdo lloj ndikimi nga jashtë.”-tha Kim./Opinion.al