Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ylli Manjani: Pse jam me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa

2017/10/12 at 10:25 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ylli Manjani: Pse jam me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa

Ish-ministri i Drejtësisë, i LSI-së, Ylli Manjani është përfshirë në debatin për rolin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa sidomos pas ngjarjes së Elbasanit. “Ministri nuk është kryepolic”, thotë Manjani duke argumentuar se ndryshe nga Tahiri, Xhafa deri tani është sjell korekt me ligjin.


Statusi i plotë në facebook i Ylli Manjanit

Fatmir Xhafaj nuk ka qenë e as është preferenca ime politike. Ndoshta për shkak të të shkuarës së tij, veçanërisht në Komitetin Qendror të Rinisë. Asokohe Ai shërbeu me grupin e inspektorëve që luftonin shfaqjet e huaja.

Por duhet të pranoj se administrativisht dhe ligjërisht është ministër korrekt. Ka një pozicionim të qartë dhe të saktë të tijin si ministër në raport me Policinë e Shtetit.
Ministri i Brendshëm nuk është polic! Ai është institucion kushtetues dhe drejtues politik që vë në punë dhe kontrollon policinë.

Lexova Blendi Fevziun, i cili ndër të tjera e pëfytyronte ministrin si zyrtar që “duhej të instalohej në Elbasan”…

Nuk është as e drejtë, as ligjore e madje as politikisht e shëndetshme ti kërkohet një ministri të bëjë punën e Policisë!

Ministrat që sillen si policë janë të rrezikshëm! Pa asnjë dyshim! Ata i shërbejnë politikës dhe jo publikut.

Policia e sotme nuk është në lartësinë e ligjit, pikërisht për shkak të drejtimit politik të saj.

Nuk është se ministrat zyrtarë ( si Xhafaj) nuk i shërbejnë politikës, por ama jo duke bërë punë e policit!

Policia, qoftë dhe për imazh, ka nevojë të referohet më shumë tek ligji sesa tek urdhëri politik i ministrit. Lufta kundër krimin është e përminutshme dhe jo kur ka hall apo i vjen muza Ministrit apo Kryeministrit!

Këtë mesazh, të themi të drejtën, Xhafaj e ka dhënë. Dhe për këtë nuk mendoj se duhet goditur, por duhet mbikqyrur mirë madje deri sa tē instalohet mirë kjo kulturë pune!
E përsëris: Kur ministri bëhet polic, krimi merr zemër! Sepse ministri do vota jo rend publik! Polici do rrogën dhe nderin dhe natyrshëm vihet pëballë krimit. E vetmja mënyrë që polici dhe krimi të bëhen bashkë është paraja dhe politika. Prandaj ministri polic është i rrezikshëm!

Ka edhe një zhvillim interesant që sado që fshihet para publikut, përsëri ai është aty.
Tensioni që në fillim të qeverisjes që ka lindur ndërmjet Xhafës dhe Ramës është tension që lind nga përpalsja e dy mentaliteteve: Rama që kërkon ministrin-polic, pra përdorimin e policisë për çdo gjë sipas urdhërit të tij; dhe Xhafaj që kërkon pozicionim ligjor të rolit tē ministrit vetëm në kontroll e mbikqyrje të policisë, ashtu siç përcaktojnë ligjet në fakt.

Qoftë dhe vetëm për kaq, ja vlen qënia e Xhafës aty. Pavarësisht të shkuarës së tij, ja vlen të mbeshtetet pozicionimi ligjor që i bën rolit të Ministrit. Pozicion me të cilin jam 100% dakort!

Ramës i prishet disi terezia nga këto gjëra, por edhe për kaq ja vlen…
Sidoqoftë ka ende shumë kohë që do të duhet të kalojë për të parë se si do përfundojë kjo përplasje mentalitetesh.

Shpresoj të fitojë ligji!

Etiketa: Manjanimbeshtetjeminister i Brendshemxhafa


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Këto janë 5 shenjat më egoiste të horoskopit, mbajini larg

Këto janë 5 shenjat më egoiste të horoskopit, mbajini larg

Tronditet Lushnja, atentat me armë zjarri, dy të vrarë dhe tre të plagosur

Atentati mafioz i Lushnjës/ Flet nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti: S’kam lidhje me ngjarjen, isha tek berberi

opinion lajm i fundit

Lajmi i fundit/ Policia identifikon autorët e atentatit në Lushnjë
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}