Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka komentuar vdekjen e analistit Kastriot Myftaraj.
Në postimin e tij, Manjani deklaron se gazetari Kastriot Myftaraj ishte paditur penalisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.
“Kastriot Myftari ishte paditur në gjyq nga Edi Rama.
Pak kohë më parë më shkroi në whatsapp ku më kërkoi ta përfaqësoja si avokat. Nuk munda ta përfaqësoj sepse ndër të tjera po merresha me një operacion gjuri.
Por Kaçi shkoi në atë botë edhe si i paditur nga Edi Rama. Kam idenë se është edhe sot pas vdekjes, i paditur… ”, shkroi Manjani.
Kujtojmë që analisti i njohur Kastriot Myftaraj ndërroi jetë paraditen e së enjtes, pasi u vetëhodh nga kati i katërt i banesës ku jetonte./Opinion.al