Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Yahoo përgjon email-et tuaja për llogari të qeverisë amerikane

2016/10/04 at 11:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Yahoo përgjon email-et tuaja për llogari të qeverisë amerikane

Një raport i publikuar së fundmi tregon se “Yahoo” ka skanuar në mënyrë sekrete miliona llogari “e-mail”-i të përdoruesve të saj në favor të qeverisë amerikane.


Agjencia e lajmeve “Reuters” tha se gjiganti i elektronikës ka krijuar një program special vitin e kaluar, për t’iu përshtatur apo për të qenë në përputhje me kërkesën e klasifikuar të Shteteve të Bashkuara.

“Yahoo është një kompani që u bindet ligjeve, e që vepron në përputhje të plotë me ato në Shtetet e Bashkuara”, ishte reagimi i firmës në një deklaratë të dhënë për “BBC”-në.

Akuzat vijnë më pak se dy javë pasi vet “Yahoo”-ja bëri të ditur se “hacker”-at (piratët kibernetikë) kishin vjedhur të dhënat e shumë prej përdoruesve të saj.

Aktualisht, “Yahoo”-ja është në një proces shitjeje te “Verizon Communications”, pas një marrëveshjeje paraprake prej 4.8 miliardë dollarësh. Ndaj dhe rrjeti në fjalë refuzoi të jepte një shpjegim mbi raportin e publikuar.

Sipas asaj që bën të ditur “Reuters”, skanimet ishin kërkuar ndoshta prej Agjencisë për Sigurinë Kombëtare (NSA), apo prej FBI-së, e këtë e thekson bazuar mbi 3 burime të ndryshme, dy prej të cilëve thotë se kanë qenë ish-punonjës të “Yahoo”-së.

Agjencia e lajmeve bëri të ditur gjithashtu se programi në fjalë kishte skanuar një sërë karakteresh brenda të gjitha “e-mail”-eve të ardhura, por shton se nuk ka mundur të përcaktojë se çfarë informacioni iu është ofruar kërkuesve. Madje, nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë edhe nëse kompani të tjera të tilla kanë marrë apo jo të njëjtën kërkesë.

Sipas ligjit amerikan, agjencive të kundërzbulimit u lejohet të urdhërojnë dërgimin e të dhënave të klientëve, me anë të të cilave ata mendojnë se mund të parandalojnë ndonjë sulm terrorist, mes shumë arsyeve të tjera.

Kompanitë, në fakt, mund t’i sfidojnë të tilla kërkesa në Gjykatën e Mbikëqyrjes së Inteligjencës së Jashtme (FISC), edhe pa e bërë fare publike. Por “Reuters” bën të ditur se “Yahoo”-ja ka vendosur të mos luftojë ligjërisht në këtë rast, sepse – sipas asaj që thuhet, – kompania mendonte se do ta humbiste këtë betejë ligjore. Ky vendim ka irrituar gjithashtu punonjësit aktualë të “Yahoo”-së.

Informatori Edward Snowden, i cili ka publikuar më herët detaje mbi përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për spiunazh kibernetik, ka reaguar në “Twitter” në përgjigje të akuzave të paverifikuara. Ja çfarë shkruan ai:

“Jeni duke përdorur ‘Yahoo’-në? Ata ju kanë skanuar gjithçka keni shkruar në fshehtësi… Mbylleni sot llogarinë tuaj”.

Etiketa: emailshteti amerikanyahoo


Ju sugjerojmë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
Kronikë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

9 Korrik, 2026 11:30 am
PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE
Politikë

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE

9 Korrik, 2026 10:47 am
Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës
Bota

Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës

9 Korrik, 2026 10:46 am
Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit
Kryesore

Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit

9 Korrik, 2026 10:41 am
Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

9 Korrik, 2026 9:46 am
SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane
Bota

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

9 Korrik, 2026 8:32 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

9 Korrik, 2026 7:50 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Korrik, 2026 7:47 am
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
Para
FotoLajm/ Histori tragjike, ja si ky njeri i rrëmben ushqimin qenit në kazanët e plehrave

FotoLajm/ Histori tragjike, ja si ky njeri i rrëmben ushqimin qenit në kazanët e plehrave

Berisha: Kazani është gracka ku shpirti i Edi Ramës, mbeti si laraska

Studio e Hapur/ Berisha: Kam bashkëpunuar me Edi Ramën në 2005 për të rrëzuar Fatos Nanon nga pushteti

Foto lajm/ Turizmi në Shqipëri/ WC me “1 mijë yje” në Gjirin e Lalzit

Foto lajm/ Turizmi në Shqipëri/ WC me “1 mijë yje” në Gjirin e Lalzit
















TE FUNDIT

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
9 Korrik, 2026

Në GJKKO, po mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash e...

Lexo më shumë

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE
9 Korrik, 2026

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk ka arritur të miratojë një rezolutë të përbashkët lidhur me procesin e integrimit...

Lexo më shumë

Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës

Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës
9 Korrik, 2026

Tri gradë më shumë. Nëse ju duken pak, provoni t’i shtoni në frigoriferin e shtëpisë ose në kondicioner. Ndryshimi do...

Lexo më shumë

Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit

Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit
9 Korrik, 2026

Prej më shumë se një muaji, mijëra shqiptarë protestojnë çdo ditë në Tiranë kundër ndërtimit të një resorti luksoz në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}