Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xibraka/ Droga, ja sms-ja që shpëtoi mikun e nipit të Enver Hoxhës

2016/04/04 at 1:50 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Xibraka/ Droga, ja sms-ja që shpëtoi mikun e nipit të Enver Hoxhës

Prokuroria evidenton një fakt misterioz në dosjen “Xibraka” të dërguar në gjykatë këtë javë me dhjetë persona të pandehur, njëri prej të cilëve në kërkim.

Pikërisht për personin në kërkim, Genci Xhixha, i konsideruar si financues dhe sigurues i lëndës së kokainës në Kolumbi e cila vinte e përpunohej në Elbasan, prokuroria dyshon se ai është njoftuar se po ndiqej.

Në dosjen e dorëzuar në gjykatë ndodhen 12 raporte vëzhgimi të Policisë së Shtetit me autorizim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të kryera gjatë periudhës dhjetor 2014­ janar 2015.

Në të gjitha këto vëzhgime të kryera në qytetet Tiranë, Elbasan, Xibrakë dhe në rrugën që lidh këto dy qytete, gjithçka ka ecur normalisht deri në datën 14 janar 2015.

Atë ditë pretendohet se Genci Xhixha ka qenë në Shqipëri dhe paradite është nisur në drejtim të Elbasanit.

Linja logjike e ngjarjeve ishte që ai të shkonte në laboratorin e Xibrakës, ku ndodheshin në atë moment disa nga bashkëpunëtorët e tij. Por ndërsa ishte nisur për në Elbasan, në orën 10:35 Genci Xhixha ka marrë një mesazh që ka ndryshuar rrjedhën e gjërave.

DYSHIMET PËR DEKONSPIRIM

Financuesi e furnizuesi i laboratorit të Xibrakës është kthyer menjëherë pasi kishte kaluar rrethrrotullimin e TEG­ut për në Tiranë, duke anuluar udhëtimin në Elbasan. Skuadra e policisë që po ndiqte automjetin ku ndodhej Genci Xhixha ka parë se ai ka ndërruar rrugë papritur, duke u kthyer në drejtim të Tiranës.

Po atë ditë disa minuta pas këtij episodi grupi i vëzhguesve që ishte vendosur në Xibrakë ka parë personat që vepronin në Laborator të nxirrnin në pjesën e pasme të ndërtesës fuçitë me solucion kokaine dhe t’i derdhnin në tokë, pasi me sa duket ishin njoftuar se ishin nën hetim e vëzhgim.

Ky ka qenë momenti i ndërhyrjes së policisë, e cila arrestoi në flagrancë personat e dyshuar.

Genci Xhixha ndërkohë ka arritur të dalë nga Shqipëria po atë ditë siç dyshohet, por nuk ka asnjë gjurmë të kalimit të tij në pikat kufitare të vendit.

Sipas hetuesve, ai ose ka kaluar kufirin në këmbë për në ndonjë vend fqinj ose ka përdorur identitet tjetër.

HETIMI

Pikënisja e hetimeve që çuan në zbulimin e laboratorit të Xibrakës ishte një informacion i mbërritur nga Gjermania në datën 14 dhjetor 2015. Policia gjermane kishte rënë në gjurmët e Ilir Hysenit, personit që priste atje dhe shpërndante më tej drogën që nisej nga laboratori i Xibrakës.

Pas informacionit të mbërritur nga Gjermania, prokuroria shqiptare filloi hetimet dhe autorizoi policinë për të bërë vëzhgim të fshehtë ndaj grupit të personave, që dyshohej se ishin aktivizuar në trafikun e drogës përmes laboratorit të drogës në Xibrakë.

ROLET E GRUPIT

Prokuroria thekson se të arrestuarit Gentjan Gjonaj, Kelmend e Arjan Dalipi kanë gjetur vendin e laboratorit, duke marrë më qira ambientet e magazinave në Xibrakë. Ermal Hoxha, nipi i ish­diktatorit Enver Hoxha, lidhje e dorës së parë me Genci Xhixhën, menaxhonte dy “kimistët” kolumbianë, Cesar Avila dhe Valter Moreno.

Ata kanë hyrë në Shqipëri në nëntor 2015.

Shtetasi Saimir Batku i kapur me një sasi droge më 14 janar 20 015 në Tiranë ka qenë transportuesi i lëndës nga Xibraka në Tiranë e Durrës për ta nisur në Gjermani, ku pritës dhe shpërndarës më tej i saj ka qenë Ilir Hyseni./ Trazhgim Sokolaj Panorama.al

Ju sugjerojmë

Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Para
Skandali/ Qeveria i jep licencë për terminal djalit të kryeministrit

Skandali/ Qeveria i jep licencë për terminal djalit të kryeministrit

Gjendet trupi i pajetë i një këngëtareje në Serbi

Gjendet trupi i pajetë i një këngëtareje në Serbi

Ja çfarë shkruan Paolo për të atin Cesare

Ja çfarë shkruan Paolo për të atin Cesare

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
8 Qershor, 2025

Të hënën, 9 qershor, në orën 14:00 në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të mbahet seanca për informacion lidhur...

Lexo më shumë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Theu xhamin e një automjeti dhe i mori me dhunë drejtuesit të automjetit çantën, ku brenda saj kishte një sasi...

Lexo më shumë

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i kanë dhënë Bullgarisë dritën jeshile për të adoptuar monedhën euro që nga fillimi...

Lexo më shumë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com