Xhon Xhihadisti, i tmerrshëm për prerjen e kokave të pengjeve, thuhet se është ekzekutuar nga dronët britanikë. Lajmin e bën të ditur “Mail on Sunday”, e cila publikon informacione sekrete, të cilat tregojnë se si u eleminua Xhon Xhihadisti.
Sipas informacioneve për eleminimin e atij që njihej si kasapi i ISIS ndërhynë tre dronë. Ose më saktë helikopterë të vegjël 90 centimetra të gjatë me peshë 400 gramë. Ata gjetën strofkën ku fshihej Xhon Xhihadisti, njohur ndryshe si Mohamed Emëazi. Operacioni u ndoq nga 8 anëtarë të SAS, forcave speciale elitare britanike. Të cilët qëlluan makinën e tij e cila u shkrumbua nga një predhë bashkë ne të brenda.