Policia ka arrestuar 10 persona, mes të cilëve 9 në Durrës dhe 1 në Tiranë, pasi nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë pas orës 18:00.
Më tej sqarohet se këta persona qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye dhe për këtë u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë.
Strukturat e Policisë sqaruan se po vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.
Kujtojmë se kryeministri Rama njoftoi më 16 Mars, se në ditët në vijim do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë Shqipërinë, pas orës 18:00, teksa paralajmëroi edhe gjoba./Opinion.al