37 punëtorë të një kompanie minierash kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë u plagosën si pasojë i një sulmi me armë në Burkina Faso.
Mësohet se xhihadistët kanë sulmuar 5 autobusët ku udhëtonin punëtorët e firmës kanadeze “Semafo”. Prita ndaj punëtorëve ishte vendosur rreth 40 km në lindje të qytetit Bongou. Përpara se të sulmoheshin punëtorët, u hodh në erë dhe makina ushtarake që i shoqëronte ata.
Raportohet se ky është sulmi i tretë më vdekjeprurës ndaj stafit të “Semafo. Kompania kanadeze vendosi të rrisë ndjeshëm masat e sigurisë vitin e kaluar pas sulmeve ndaj 2 minierave të saj në vend./ Opinion.al