Kronikë

Detaje/U vra në derë të shtëpisë në Dukagjin, 43-vjeçari i dënuar në Itali


               Publikuar në : 10:37 - 07/11/19 |
el ida

Disa detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Gjergj Krygjës një ditë më parë në fshatin Sume të Dukagjinit.

Ka dyshime se 43-vjeçari ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike dhe është deportuar në Shqipëri nga autoritet italiane më pak se një vit më parë. Mësohet gjithashtu se 43-vjeçari para afro 2 vitesh ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare pasi dyshohet se kultivonte lëndë narkotike në zonën e Dukagjinit.

Gjergj Krygja u vra ditën e djeshme teksa kishte shkuar në fshat për të mbledhur prodhimet e dimrit që ka në tokat bujqësore, por është qëlluar për vdekje me armë zjarri në afërsi të banesës që ka në fshat.

Mendohet se autorët e vrasjes e kanë ruajtur viktimën dhe sapo e kanë parë vetëm e kanë qëlluar me automatik dhe më pas kanë lëvizur me këmbë.

Kujtojmë që kjo është vrasje e dytë që ndodh në Dukagjin, brenda pak javësh, pasi më 21 tetor u ekzekutua 55-vjeçari Lazër Arraj. Ky i fundit u vra nga kushëriri i tij, Marash Arraj, për shkak të disa konflikteve familjare./Opinion.al

Pas