Policia e Durrësit arreston për të tridhjetën herë xhepistin më të famshëm nbë Shqipëri. Ai ëstë 58 vjec, quhet Nikollaq Lici dhe është nga Kuçova.
Lici u arrestua sot nga policia e Durrësit pasi tentoi t’i vidhte 3 mijë euro dhe 100 mijë lekë një shtetasi nga Durrësit që po priste për të dalë në kemp. Policia e arrestoi burrin pak pasi i vodhi portofolin një 45-vjeçari.
Menjëherë e ka pikasur vjedhjen, duke e mbajtur me forcë 58-vjeçarin deri sa ka ardhur policia dhe e ka arrestuar.
Një pjesë e parave u morën nga bashkëpunëtori i grabitësit, i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë së Durrësit, Lici është jo pak i njohur për ta për shkak se kryen vjedhje të shumta, kryesisht të portofolave.