Aktualitet

Xheisara rrëfehet te Rudina: U martova dhe pas një viti u divorcova në të njëjtën ditë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:32 - 20/09/22 |
Opi Nion

Këngëtarja Xheisara Frisku e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka folur këtë të martë për projektet e saj të reja artistike. Ajo ka folur për herëtë parë te Rudina për dy videoklipet e saj të reja si edhe për pasionet e vjetra.

Si një personazh plot surpriza  Xheisara rrëfeu se emri që ne dimë për të nuk është emri i saj, ajo në të vërtetë quhet Sara, por nga pëlqimi i madh për këngëtaren Xhesi Xhei, i ka shtuar emrit të saj edhe emrin Xhei përpara.

Por jo vetëm kaq, këngëtarja nga Burreli ka zbuluar të vërtetën rreth disa fotove të saj të veshur nuse që qarkulluan në rrjetet sociale dhe shkaktuan shumë reagime. Ajo rrëfeu se është martuar dhe divorcuar për një vit.

Rudina Magjistari: Ke thënë që je martuar, nuk e di ka qenë shaka apo e vërtetë, më pas ke thënë që je ndarë, si ka qenë historia?

Xheisara Frisku: Është një gjë që realisht nuk do doja ta flisja  fare. Jam martuar dhe jam ridivorcuar. Ishte një dasëm e lezetshme.

Rudina Magjistari: Sa kohë ka që ka ndodhur dasma?

Xheisara Frisku Një vit. Për një vit u pendova.

Rudina Magjistari: Domethënë je divorcuar së fundmi.

Xheisara Frisku Po.

Rudina Magjistari: Domethënë sa kohë  qëndrove e martuar gjithsej?

Xheisara Frisku Një vit.

Rudina Magjistari: E bëre një vit të plotë të paktën.

Xheisara Frisku Sapo kam bërë një vit thash unë…

Rudina Magjistari: Ta festosh me një divorc përvjetorin e martesës.

Xheisara Frisku: Në të njëjtën ditë e lashë.

Rudina Magjistari: Po pse kaq shpejt?

Xheisara Frisku Realisht nuk do doja të flisja fare për këtë pjesën. Unë jam shpirt i lirë nuk më lidhen kollaj këmbët./ Tv Klan

Pas