Futbollisti Granit Xhaka ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një grua u dhunua në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
“A kanë vetë këta prindër, gjyshe e gjyshër, vëllezër e motra. Këta nuk janë shqiptarët që unë njoh e përfaqësoj. Gjithmonë jam krenar për vendin dhe origjinën time, por sot jam ndjerë keq si kurrë më parë. Këta monstra nuk përfaqësojnë vendin tonë”, shkruan ndër të tjera Xhaka.
Ai shfaqet i prekur nga ky gjest, ndërsa kujton djalin e ndjerë të së moshuarës, i cili u vra në luftën e Kosovës.
Gruaja e dhunuar sot në azilin e pleqve është nëna e dëshmorit të luftës për çlirimin e Kosovës.
Taulant Nora u vra për lirinë dhe pavarësinë e disa bishave dhe ministrave që dhunojnë prindërit, shtetin, atdheun dhe flamurin”, shkruan Xhaka./Opinion.al