Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhafaj letër policëve: Ky është email im, spiunoni shokët e inkriminuar

2017/10/02 at 10:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
LISTA E PLOTE/ Droga dhe zgjedhjet, ndryshohen 30 drejtues policie

Deputeti i PS Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar Komisionin Qendror te Zgjedhjeve KQZ se duke ndryshuar fleten e votimit po cenon rende procesin zgjedhor.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj iu ka shkruar letër gjithë policëve të vendit ku ju kërkon të spiunojnë ata që janë të lidhur me krimin. Ai ka vënë në dispozicion edhe një adresë email ku çdo polic mund të kontaktojë ministrin. Sfida ime, thotë Xhafaj është largimi i të inkriminuarve nga policia. 


Letra e plotë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj drejtuar çdo punonjësi policie:

Të nderuar punonjës të Policisë së Shtetit, Ju përshëndes dhe ju shpreh gjithë mirënjohjen time për punën tuaj fisnike, në shërbim të qytetarëve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Vlerësoj pafund, çdo mesazh mbështetës dhe inkurajues që kam marrë nga shumë punonjës të Policisë së Shtetit, për rikthimin në detyrën e Ministrit të Brendshëm.

Politikisht, pritshmëria juaj për të nesërmen është një detyrim më shumë për mua. Dinjitet, devotshmëri, integritet dhe vendosmëri, këto janë cilësitë që duhet të garantojmë, në përpjekjet për të vendosur rendin e sigurinë publike.

Unë besoj fort dhe jam thellësisht i bindur, se në radhët e Policisë së Shtetit gjenden shumë gra dhe burra të cilët punojnë me përkushtim dhe ndershmëri, në mbrojtje të të drejtave dhe interesave legjitime të qytetarit.

Mirënjohje dhe vlerësim do të ketë nga unë si Ministër për të gjithë ata. Ndaj, sfida jonë e parë është sigurimi dhe garantimi i profesionalizmit brenda vetë forcave të policisë.

Do të duhet të ndajmë nga trupi i shëndetshëm i Policisë së Shtetit çdo gjymtyrë të gangrenizuar, të lidhur me krimin, të vënë në shërbim të tij apo dhe që ka fjetur gjumë përpara krimit.

Për këtë arsye, akti im i parë si Ministër i Brendshëm, shënoi nisjen e procesit për organizimin e Vetting-ut për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit.

Pjesë e këtij shërbimi do të jenë vetëm njerëz profesionalisht të aftë dhe me integritet të lartë moral.

Inkurajoj dhe mirëpres nga ju çdo mendim, sugjerim konkret, apo shqetësim ndaj kujtdo qoftë ai, në funksion të përmirësimit të punës, rolit dhe reputacionit të Policisë së Shtetit. Ndaj, ju lutem mos ngurroni të më shkruani në adresën: [email protected], e cila do të jetë në dispozicionin tuaj dhe vëmendjen time.

Çdokush që ka një shqetësim do të marrë një përgjigje serioze. Çdokush që ka një ide do të dëgjohet me vëmendje maksimale.

Më lejoni gjithashtu, që nëpërmjet jush, tu shpreh mirënjohje prindërve, bashkëshortëve dhe fëmijëve tuaj, që janë mbështetja kryesore e sakrificës suaj të përditshme.

Duke ju falënderuar edhe njëherë, gjithsecilin nga ju, grave dhe burrave të ndershëm të Policisë së Shtetit, për gjithçka keni bërë dhe vazhdoni të bëni në shërbim të qytetarëve dhe vendit, ju siguroj gjithë mbështetjen time në punën tuaj të përditshme për përballimin e sfidave që na presin.

Ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër veçse të triumfojmë mbi këto sfida në emër të së nesërmes më të mirë të prindërve dhe fëmijëve tanë. Mbi supet tona qëndron e ardhmja europiane.

Suksesi do të jetë i të gjithëve dhe për të gjithë!



Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Biznesmeni e ngacmon kur i kalon para dyqanit, gruaja e kallëzon në Polici

Algjeriani tenton të vrasë veten në policinë e Durrësit

Rëndohet bilanci në Las Vegas, 20 të vdekur dhe 100 të plagosur

Rëndohet bilanci në Las Vegas, 20 të vdekur dhe 100 të plagosur

Ambasadori Lu optimist: 2017-ta do të jetë i shkëlqyer për Shqipërinë

Ambasadori Donald Lu godet sërish: Shullazi trafik droge nga burgu. Balili i shpëtoi drejtësisë
















TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com