Aktualitet

Xhafaj jashtë listës së sigurt, Rama: E ka pranuar sfidën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:39 - 09/03/21 |
Opi Nion

Gjatë konferencës së sotme kryeministri Edi Rama ka folur për listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit. Kreu i qeverisë teksa komentoi renditjen e Xhafaj në listë tha se ai e ka pranuar sfidën për të kontribuuar për skuadrën në një pozicion ku sigurisht duhet të bëjë përpjekje për të thyer listën.

Më tej, Rama vijoi deklaratën duke thënë se sot janë lista të hapura dhe që nga 1 deri në 36 kemi lojtarë që do të luajnë në fushë.

“Fatmir Xhafa e ka pranuar sfidën për të kontribuuar për skuadrën në një pozicion ku sigurisht duhet të bëjë një përpjekje për të thyer listën. Por ama duke qenë aty kontributi i tij për skuadrën ka qenë i paçmueshëm. Shumë e thjeshtë. Nuk kemi ne një skuadër që është 1-19 që funksionon dhe pastaj një enturazh që shkon nga mbrapa. Sot janë lista të hapura dhe që nga 1 deri në 36 kemi lojtarë që do të luajnë në fushë dhe po ju them do të shikoni në fund kutitë. Secili ka një rol, nuk është kot aty”, tha Rama.

Pas