West Ham është bërë ekipi i parë në Premier League që ka marrë nën kontratë një lojtar elektronik, pasi kanë arritur marrëveshjen me një nga lojtarët më të mirë të FIFA-s Sean Allen. Allen, i cili njihet më mirë me emrin Dragonn në botën online, zuri vendin e dytë në kampionatin botëror të FIFA 2016. Atij i është dhënë fanella më numër 50 dhe do të përfaqësojë klubin online nëpër turne të ndryshme.
Trajneri i West Ham Slaven Bilic thotë: “Është një lëvizje e madhe e ekipit. Kam dëgjuar se Sean është një lojtar i madh në arenën e lojërave elektronike. Shpresoj q ai të përfaqësojë klubin me krenari përreth globit.” Vetë Allen shprehet: “Jam i lumtur që i jam bashkuar West Ham-it si lojtari i tyre zyrtar i FIFA-s. Kam shumë kohë që luaj FIFA dhe më në fund po shpërblehem.”