Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Walter Glos: Projektligjet e qeverisë, rrezik për censurë në media

2019/01/11 at 12:14 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Walter Glos: Projektligjet e qeverisë, rrezik për censurë në media

Në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer Stiftung (KAS), Partia Demokratike po organizon tryezën “Media e lirë, shoqëri e lirë – rreziku i heshtjes me ligj”.


Tryeza është e hapur për të shkëmbyer ide rreth fuqizimit të medias së lirë në Shqipëri, dhe për diskutime me median rreth dy projektligjeve të propozuara nga qeveria për të vendosur nën kontroll median online nëpërmjet gjobave

Në tryezën që po mbahet sot për lirinë e medias, ka mbajtur një fjalë të shkurtër edhe Walter Glos, president i Fondacionit KAS për Shqipërinë.

Ai u shpreh se ndërhyrja në lirinë e medias cënon vendimin për negociatat.

“Ju falenderoj për bashkëpunimin zonja Vokshi, tha zoti Glos. E di se disa media dhe përfaqësues të tyre kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth këtyre dy projektligjeve. Ato paraqesin rrezikun e censurës dhe një kufizim të lirisë së medias. Nëse shteti merr kontrollin mbi median, në çfarëdolloj forme, është një pikëpyetje e madhe. Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare i kanë bërë apel kryeministrit Rama t’i tërheqë këto projekte, çka do të thotë se diçka nuk shkon me projektligjet. Më duhet të kujtoj se është tentative e dytë e Edi Ramës për të ndërhyrë në legjislacionin mbi median.

Shqipëria si një vend kandidat për në BE ka detyrimin të respektojë lirinë e medias. Pa pasur këtë garanci të lirisë së shprehjes nuk mund të funksionojë demokracia. Zhvillimi i medias nuk mund të nënvleftësohet zhvillimi i medias, në procesin e afrimit me BE. Dhe ndonjëherë më krijohet ideja se qeveria aktuale nuk e ka shumë vëmendjen tek rëndësia e kësaj pjese. Në Evropë është krijuar përshtypja se Shqipëria nuk i respekton rregullat dhe ligjet ndërkombëtare. Lista e shkeljeve në tenderat publike psh është shumë e gjatë. Shqipëria dhe qeveria aktuale ka ende në dorë të bëjë gjithçka që në qershor të merret çelja e negociatave. Por padyshim ndërhyrja në lirinë e medias padyshim që nuk ndihmon në këtë process”, përfundoi fjalën e tij, me tone shumë shqetësuese, zoti Glos.

Koloreto Cukali, në emër të Këshillit Shqiptar të Medias dhe nismëtar i një peticioni kundër projektligjeve qeveritare gjatë fjalës së tij në tryezën e sotme u ndal tek karakteri restriktiv dhe ultimativ i projekteve. “Autorët e projektligjeve kanë marrë të gjitha masat me urgjencë që çfarëdolloj portali të mund të mbyllet në Shqipëri brenda 24 orësh, me një kërkesë të një komisioni të vogël të AMA-s, qoftë ky edhe i regjistruar jashtë Shqipërisë, qoftë ky edhe Nju Jork Tajmsi”, thotë Cukali.

Kurse Aranita Brahja, në emër të Institutit Shqiptar të Shkencës u ndal tek tentativa për ta kontrolluar median me anë të gjobave dhe akteve administrative.

“Unë përfaqësoj Institutin Shqiptar të Shkencës, që është i njohur për publikimin e Open Data. Organizata që unë drejtoj është kundër censurës dhe penalizimit të portaleve pa një vendim gjykate; pra jemi kundër trajtimit administrative të kësaj çështjeje”, tha zonja Brahja.

Etiketa: BashaPDtryeze


Ju sugjerojmë

Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

16 Nëntor, 2025 1:09 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner
Aktualitet

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner

14 Nëntor, 2025 2:15 pm
SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…
Aktualitet

SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…

14 Nëntor, 2025 2:13 pm
Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë
Aktualitet

Mbyllet burgu i Bënçës, rreth 100 punonjës mbeten pa punë

14 Nëntor, 2025 11:08 am
Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

14 Nëntor, 2025 9:02 am
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

13 Nëntor, 2025 4:41 pm
Para
Ky është administratori i UT që i kërkoi policisë të dhunojë studentët

Ky është administratori i UT që i kërkoi policisë të dhunojë studentët

Cakaj pa certifikatë sigurie, Meta: Të ngrihet Komisioni Hetimor për DSIK

Shefi i kabinetit: Presidenti e ka propozuar Cakajn për Ministër Kulture

Certifikata e sigurisë së Cakës, Meta kërkon hetim parlamentar për DSIK
















TE FUNDIT

Konferenca e 7-të Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria, përparim gjigant

Konferenca e 7-të Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria, përparim gjigant
17 Nëntor, 2025

Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian. Ditën e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 17 nëntor

17 Nëntor, 2025

Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi, 17 nëntor 2025

Auto-Skicë
17 Nëntor, 2025

DASHI Java fillon me vendosmëri. Gjatë orëve të ardhshme të së hënës, 17 nëntor 2025, do të rifitoni vetëbesimin dhe...

Lexo më shumë

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
16 Nëntor, 2025

Ka përfunduar në rezultatin 0-2 përballja e Kombëtares Shqiptare me Anglinë në “Air Albania. Shqipëria ka mbyllur kështu fazën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com