Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç takohet me Scholz në Gjermani, diskutojnë për nxjerrjen e litiumit në Serbi! Folën edhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd! 

2024/12/11 at 1:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç takohet me Scholz në Gjermani, diskutojnë për nxjerrjen e litiumit në Serbi! Folën edhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd! 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ishin së bashku për vizitë në Saksoni të Gjermanisë për të njohur Serbinë me metodat e qëndrueshme dhe miqësore ndaj mjedisit për nxjerrjen e litiumit, një burim kyç për prodhimin e baterive të automjeteve elektrike. Universiteti i Minierave në Freiberg është një lider ndërkombëtar në kërkimet për teknologjitë e qëndrueshme të nxjerrjes. 

Institucioni ka zhvilluar metodën COOL, që jo vetëm shmang emetimet e CO2, por gjithashtu përdor energji të ripërtëritshme dhe siguron që materiali i nxjerrë të jetë menjëherë i gatshëm për prodhimin e baterive, pa nevojë për përpunim shtesë. 

Vuçiç shprehu interesin e tij të madh për këtë qasje duke thënë: “Ajo që bëhet në Zinnwald mund të aplikohet edhe në Jadar.” Rajoni i Jadarit në Serbi ka rezervat më të mëdha të litiumit në Evropë, por përballja me shqetësimet mjedisore ka bërë që qeveria serbe të kërkojë zgjidhje që minimizojnë ndikimin negativ mbi natyrën dhe komunitetet lokale. 

Scholz: Normalizimi Serbi-Kosovë dhe integrimi në BE për prioritet 

Gjatë takimit në Freiberg, kancelari gjerman Olaf Scholz ka siguruar mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ai sidomos theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore, veçanërisht ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. “Ne do të përpiqemi të lehtësojmë normalizimin e këtyre marrëdhënieve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Për mua personalisht, kjo çështje ka një përparësi të lartë”, tha Scholz dhe shtoi: “Ka marrëveshje të arritura, të cilat shpresoj që të zbatohen hap pas hapi. Ju e njihni Marrëveshjen e Ohrit.” 

Hacker: Shpresoj që kancelari mos të jetë mashtruar nga presidenti serb
Bashkëpunimi Serbi-Gjermani shihet me kritikë nga shumë ekspertë dhe politikanë. Edhe Thomas Hacker, zëdhënësi për politikën evropiane dhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor i grupit parlamentar të FDP-së, tashmë në opozitë, u shpreh i shqetësuar me rastin e vizitës së Vuçiçit në Saksoni. Në një prononcim shpërndarë për median gjermane, të cilin e ka edhe DW, politikani liberal ka thënë: “Hacker u shpreh: ‘Shpresoj shumë që kancelari Scholz të mos jetë mashtruar nga presidenti Vuçiç, i cili është i njohur për manipulimin e opinionit publik dhe shpifjet ndaj kritikëve.” 

Hacker gjithashtu vuri në dukje se Gjermania është kundër hapjes së Klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE, për shkak të mungesës së progresit në çështjet themelore./DW 

Ju sugjerojmë

Kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?
Life Style

Kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

28 Qershor, 2025 4:00 pm
“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin

28 Qershor, 2025 3:54 pm
900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren
InstaBIZ

900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren

28 Qershor, 2025 3:50 pm
Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona
Aktualitet

Tentoi të përplasë efektivët dhe…/Policia zbardh detaje nga ngjarja: S’ka të lënduar

28 Qershor, 2025 3:34 pm
Orban ndaloi tubimet/Mijëra persona marrin pjesë në Paradën e Krenarisë në Hungari
Bota

Orban ndaloi tubimet/Mijëra persona marrin pjesë në Paradën e Krenarisë në Hungari

28 Qershor, 2025 3:15 pm
Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët
Aktualitet

Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët

28 Qershor, 2025 2:54 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

28 Qershor, 2025 2:44 pm
Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri
Aktualitet

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri

28 Qershor, 2025 2:21 pm
Incidente të vogla gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan
Rajoni

Incidente të vogla gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

28 Qershor, 2025 2:13 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi t’i përplasë, policia qëllon drejt…

28 Qershor, 2025 1:54 pm
Para
Veliaj pret në takim Ali Ahmetin: Po e ndjekim me shqetësim situatën në Maqedoninë e Veriut 

Veliaj pret në takim Ali Ahmetin: Po e ndjekim me shqetësim situatën në Maqedoninë e Veriut 

Rusia “hakmerret” ndaj Anglisë, i ndalon hyrjen në vend zyrtarëve të lartë dhe gazetarëve

Rusia thirrje qytetarëve të saj: Shmangini udhëtimet drejt Perëndimit gjatë këtyre festave 

Reduktohet sipërfaqja pyjore në vend, INSTAT: 290 mijë hektarë pyje e kullota më pak se në 2022-in

2024 shënoi dëmet më të mëdha të dekadës së fundit nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

TE FUNDIT

Kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

Kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?
28 Qershor, 2025

Gruaja më e rrezikshme në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Snachez është sigurisht Wendy Deng, ish-partnerja 56-vjeçare e Rupert...

Lexo më shumë

“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin

“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
28 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, lidhur me konfliktin Izrael-Palestinë, përsëriti se marrëveshja është afër, por shprehu...

Lexo më shumë

900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren

900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren
28 Qershor, 2025

“Ishte më shumë se një fustan, ishte poezi”. Kështu shkroi Lauren Sanchez në Instagram pas dasmës së saj me themeluesin...

Lexo më shumë

Tentoi të përplasë efektivët dhe…/Policia zbardh detaje nga ngjarja: S’ka të lënduar

Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona
28 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë–Shkodër. Mësohet se është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com