Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri

2025/06/28 at 2:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, njoftoi se “stina e zjarreve” në vendin tonë ka filluar më herët se në vitet e kaluara, me temperaturat e larta të muajit qershor që kanë sjellë vatra zjarri në disa zona.


Goxhaj bëri të ditur se në Tiranë dhe rrethe të tjera janë shfaqur zjarre kryesisht me përmasa të vogla, por në bashkitë përreth janë regjistruar edhe zjarre më të mëdha, të cilat janë neutralizuar pa shkaktuar dëme në banesa apo në jetën e qytetarëve.

Më tej ai theksoi se shkaktarët më të zakonshëm të zjarreve në zonat urbane janë bombolat e gazit dhe problemet me energjinë elektrike, ndërsa theksoi nevojën për kujdes maksimal nga qytetarët për të parandaluar fatkeqësi.

“Këtë vit stina e zjarreve, ka filluar më herët se vitet e tjera. Muaji qershor ka nisur me temperatura të larta dhe kemi pasur disa vatra zjarri.

Në Bashkinë e Tiranës kanë qenë vatra zjarri me përmasa më të vogla, ndërsa në bashkitë e tjera, ka pasur zjarre me përmasa të mëdha, por që janë eliminuar dhe nuk ka pasur dëme ne banesa dhe në jetën e qytetarëve.

Në Greqi ka pasur zjarre me përmasa të mëdha, ku janë djegur edhe banesa. Po të shikojmë klimën e vendeve tona pak a shumë është e njëjtë, por po të shikonin vatrat e zjarrit në zonat bregdetare marrin shumë shpejt përmasa sepse ndikon shumë shpejtësia e erës.

Ka pasur vatra zjarri edhe në Tiranë. Ditën e djeshme kemi pasur tre vatra zjarri, është për të ardhur keq sepse kemi pasur edhe në zonat e banuara vatër zjarri. Në Tiranë ka qenë vatra zjarri kryesisht anës rrugëve automobilistike, në zonat rurale. Kjo tregon që është pakujdesi e qytetarëve.

Në çdo moment një flakje e cigares nga dritarja e automjetit shkakton një vatër zjarri. Prandaj duhet të tregohet një kujdes shumë i madh, sepse një pakujdesi shkakton dëme të mëdha deri edhe në pasoja fatale.

Sa u takon shkaqeve, duke folur për Tiranën, pavarësisht stinës së nxehtë ne jemi të përqendruar më shumë në zonën urbane. Po të shikosh përditë kemi ngjarje në zonën urbane, ku shkaktarët kryesorë dhe më të zakonshëm janë bombolat e gazit, energjia elektrike.

Ditët e fundit kemi edhe zjarre në automjete. Shkaku kryesor i kësaj, është nga sistemi elektrik i automjeteve”, tha Shkëlqim Goxhaj.



Ju sugjerojmë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
Aktualitet

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

26 Qershor, 2026 1:46 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
Politikë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

26 Qershor, 2026 12:59 pm
Para
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët

Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët

Orban ndaloi tubimet/Mijëra persona marrin pjesë në Paradën e Krenarisë në Hungari

Orban ndaloi tubimet/Mijëra persona marrin pjesë në Paradën e Krenarisë në Hungari
















TE FUNDIT

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
26 Qershor, 2026

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Spanjë ka shkaktuar të paktën 327 viktima që nga 21 qershori, ndërsa...

Lexo më shumë

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
26 Qershor, 2026

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë rikthyer, duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen paraprake për armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të...

Lexo më shumë

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
26 Qershor, 2026

Një argjendar nga Dubai ka transformuar një trofe të Kupës së Botës me Lego të montuar nga djali i tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}