Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Perëndimi do t’i kërkojë Serbisë të njohë shpejt pavarësinë e Kosovës

2022/05/06 at 8:45 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: “Rreziku” i anëtarësimit të Kosovës në NATO nuk është naiv

 Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se vendi i tij “është nën presion gjithnjë e më të madh” për të njohur pavarësinë e Kosovës.


Ai tha se situata në Serbi “ka ndryshuar për të keq”, pas deklaratave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Ky i fundit, më 26 prill, e ka krahasuar Kosovën me dy rajonet separatiste në Ukrainë, Donjeckun dhe Luhanskun, të njohura bashkërisht si Donbas.

Rusia, ashtu si edhe Serbia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Duke iu drejtuar kombit, pasditen e së premtes, Vuçiç tha se “i gjithë Perëndimi do t’i kërkojë Serbisë që të shkojë shpejt kah njohja e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që t’i thotë Putinit se Kosova nuk mund të krahasohet me atë që po ndodh në territorin e Ukrainës”.

Sipas tij, “një numër i vogël vendesh thonë se janë në favor të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës” dhe se “një numër në rritje kërkon njohje reciproke”.

Vuçiç tha se Serbia “po paguan çmim të lartë” edhe për faktin se nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka sanksionuar shtetin rus, me gjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pritur në takime të ndara nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ky i fundit ka porositur se njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kurti, pas takimit, ka thënë se “njohja reciproke duhet të jetë në qendër dhe jo në fund të procesit të negociatave me Serbinë”.

Vuçiç, në anën tjetër, ka thënë se Serbia “do të bëjë të pamundurën për të arritur një zgjidhje kompromisi”.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren./REL

 



Ju sugjerojmë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?
Bota

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?

30 Qershor, 2026 5:19 pm
Para
Berisha zyrtarisht kandidat për kreun e PD, dorëzon dokumentacionin

Berisha zyrtarisht kandidat për kreun e PD, dorëzon dokumentacionin

Parada e ushtrisë/Elizabeta përjashton Herrin dhe Meganin nga ballkoni mbretëror

Parada e ushtrisë/Elizabeta përjashton Herrin dhe Meganin nga ballkoni mbretëror

Humbën në Valbonë, gjenden pas 3 orësh dy turistet tuniziane
















TE FUNDIT

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
30 Qershor, 2026

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}