Rajoni

Vuçiç paralajmëron Kosovën për Listën Serbe, flet për pasoja katastrofike


               Publikuar në : 12:31 - 14/10/19 |
el ida

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se është shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, dhe se çdo përpjekje për të “shfuqizuar” Listën Serbe mund të ketë pasoja katastrofike për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve.

Vuçiç tha se Lista Serbe mori 96 përqind të votave të serbëve të Kosovës në zgjedhje, ndërsa akuzoi shqiptarët se kishin shpikur “disa tregime për zarfe helmuese me vota nga Serbia”.

“Tashmë ata nuk janë më të sigurt nëse janë helmuar. Ata nuk dinë çfarë të shpikin, por konstatojnë se Lista Serbe duhet të shfuqizohet. Kjo, do të ketë pasoja katastrofike për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve sepse serbët nuk do të jenë më në institucione. Dhe kur serbët nuk janë në institucione, ju e dini si do të duhet të mbrojnë lirinë dhe vatrën e tyre ”, tha Vuçiç.

Lista Serbe është partia që ka pasur numrin më të madh të deputetëve serbë në legjislaturën e fundit të Kuvendit të Kosovës, dhe konsiderohet si partia që kontrollohet nga Beogradi zyrtar.

Ndërkohë, ka arritur në 11 numri i personave pretendojnë se kanë pasur reaksione alergjike pas kontaktit me zarfet me vota, të ardhura nga Serbia./Opinion.al

Pas