Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç në Bruksel,BE: Të zhvillohet dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë

2020/09/06 at 1:24 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç në Bruksel,BE: Të zhvillohet dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha pas një takimi me të Dërguarin Special të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mathew Palmer dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak në Bruksel, se BE-ja këmbëngul që ajo duhet të drejtojë dialogun politik mes dy vendeve.

“BE-ja padyshim që dëshiron një rol kyç për veten dhe dëshiron që ajo të jetë bartësja e këtij procesi. Ata po analizojnë atë që është bërë në Uashington dhe mendoj se ata duan të përdorin një pjesë të asaj që është arritur në Uashington për të bërë përparim më të shpejtë. Se a janë më të lumturit në botë – kushdo që do t’ju thoshte atë – nuk do ta thoshte të vërtetën,”
u tha Vuçiç gazetarëve.

Presidenti i Serbisë tha se dialogu me Prishtinën është detyrim i shtetit, të cilin e ka marrë nga paraardhesit.

“Nëse do të më pyesnit nëse do ta pranoja atë në 2009 dhe 2010, kur autoritetet tona e pranuan, unë nuk do ta pranoja, por u votua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe është detyrimi ynë sot dhe ne nuk mund të zgjedhim. Ne jemi në rrugën evropiane dhe ne duhet t’u besojmë partnerëve tanë nga Evropa “, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiq gjithashtu deklaroi se ai beson se do të ketë përparim në raundin e ardhshëm të dialogut dhe paralajmroi se takimin e radhës do të ngris çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në profilin e tij në Instagram, Vuçiç vlerësoi se takimi me Palmer dhe Lajçak ishte i mirë dhe deklaroi se ata diskutuan për “të gjitha temat e rëndësishme dhe si të vazhdohet dialogu nesër (7 shtator)”.

“E jona ishte që të luftojmë për një marrëveshje të rëndësishme në Uashington, të tregojmë guxim dhe vendosmëri. Serbia dëshiron të respektohet edhe në Uashington, edhe në Moskë, edhe në Bruksel dhe në Kinë”, shkroi ai ndër të tjera.

Presidenti i Serbisë arriti në Bruksel nga Uashingtoni, pas nënshkrimit të marrëveshjes më 4 shtator, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të mori pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Më 7 shtator, në selinë e BE-së, do të mbahet një raund i ri dialogu në nivelin më të lartë politik ku do të marrin pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se të hënën në Bruksel do të takojë palën serbe për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë./REL

Ju sugjerojmë

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
Bota

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

15 Shtator, 2025 8:14 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

15 Shtator, 2025 7:51 pm
Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
Bota

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

15 Shtator, 2025 6:59 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Hapësirat publike/Rama publikon pamjet: Për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje

15 Shtator, 2025 6:59 pm
“I bën magji Presidentit për ta vrarë”, burgosen dy persona në Zambia
Bota

“I bën magji Presidentit për ta vrarë”, burgosen dy persona në Zambia

15 Shtator, 2025 6:51 pm
Nesër dy seanca në Kuvend,diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare
Politikë

Nesër dy seanca në Kuvend,diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare

15 Shtator, 2025 6:10 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD letër ambasadave: Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dëmtojnë integrimin

15 Shtator, 2025 6:06 pm
Izraeli do seli policie në Gaza: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet
Bota

Izraeli do seli policie në Gaza: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet

15 Shtator, 2025 5:56 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Kryesore

Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

15 Shtator, 2025 5:15 pm
Para
Takimi Kosovë-Serbi/ Hoti: Të hënën do të dialogohet për njohjen reciproke

Takimi Kosovë-Serbi/ Hoti: Të hënën do të dialogohet për njohjen reciproke

Balla: PS, e vetmja forcë politike ku besojnë shumica e qytetarëve

Balla: PS, e vetmja forcë politike ku besojnë shumica e qytetarëve

Presidenti Meta dekreton datën e zgjedhjeve

Presidenti Meta dekreton datën e zgjedhjeve

TE FUNDIT

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
15 Shtator, 2025

Tashmë është zyrtare! Ndeshja e shumë pritur mes kombëtares serbe të futbollit dhe asaj shqiptare, nuk do të luhet në...

Lexo më shumë

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
15 Shtator, 2025

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga garat ndërkombëtare sportive për shkak të veprimeve...

Lexo më shumë

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
15 Shtator, 2025

Rusia ka paralajmëruar të hënën se do të ndjekë çdo shtet evropian që synon të marrë asetet e tij, pas...

Lexo më shumë

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
15 Shtator, 2025

Valët e nxehtësisë, thatësirat dhe përmbytjet që shënuan verën e vitit 2025 shkaktuan 43 miliardë euro humbje për ekonominë evropiane,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com