Kryesore

Balla: PS, e vetmja forcë politike ku besojnë shumica e qytetarëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 06/09/20 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka marrë pjesë në Asamblenë Socialiste të Librazhdit, ku është diskutuar në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2021.

Balla është shprehur se PS do të marrë dhe një mandatë të tretë për të qeverisur vendin, pasi është vetmja parti në të cilën besojnë shumica e qytetarëve.

Ai ka ironizuar dhe opozitën duke thënë se “dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.”

Reagim

Në kuadër të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet e rëndësishme të vitit 2021, mora pjesë në Asamblenë Socialiste të Librazhdit. “Bindja në fitore, nuk duhet t’i gjejë neglizhente strukturat e PS, përkundrazi. Cilësia e fitores duhet t’i japë mundësinë Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Rama të qeverisin vetëm në aleancë me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi”.

“Është e vertetë që ne fitojmë, por kjo fitore nuk është e mjaftueshme nëse nuk është e thellë, për të garantuar që të qeverisim vetëm në vitin 2021”.

Sa i përket planit organizativ, duhet të vazhdojmë në thellimin e barazisë gjinore dhe tu japim sa më shumë hapsirë të rinjve. Në takim diskutuam mbi piketat tona strukturore për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ku ne do të marrim besimin për mandatin tonë të tretë me Edi Ramën Kryeministër.

Duke respektuar të gjitha masat e domosdoshme mbrojtëse ndaj Covid-19, ne duhet të jemi në komunikim me komunitetet, sipërmarrjen, të rinjtë, fermerët, me njërëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm. Operacioni humanitar i ndihmës për familjet në nevojë gjatë izoliimit, por edhë më pas, ishte shprehje e diferencës së madhe të solidaritetit social, me ata që përqeshnin nga televizori dhe facebook-u.

Dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.

Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve i besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën për integrim Europian.

Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshem të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm.

Pas