Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Macron dëshiron ta dëgjojë edhe palën serbe lidhur me Kosovën

2021/02/04 at 7:01 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Macron dëshiron ta dëgjojë edhe palën serbe lidhur me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se është e rëndësishme për Serbinë që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk ka dëshirë të imponojë qëndrimet apo pikëpamjet e tij për Kosovën.


“Sa i përket Francës, ajo e ka njohur Kosovën, por presidenti Macron ka dëshirë të dëgjojë edhe palën serbe, gjë që zakonisht nuk është rast me shumë vende që kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq në një konferencë për media nga Pallati i Serbisë, pas një mbledhjeje të Qeverisë serbe, ku ai mori pjesë.

Vuçiç u takua me presidentin francez, Macron në Paris më 1 shkurt, ku siç njoftoi më herët, diskutuan për zgjidhjet e mundshme për Kosovën, integrimin evropian të Serbisë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën ekonomike.

Pas takimit, presidenti i Francës tha se në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit janë të rëndësishme, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, për të cilën do të pajtohen të dyja palët.

Pas mbledhjes së qeverisë, Vuçiç tha se nuk duhet që qytetarëve t’u jepen shpresa të rreme për pozicionin e Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës dhe “të pretendohet se gjërat janë të mrekullueshme në Kosovë”.

“Nuk janë dhe nuk do të jenë. Ai që thotë (kështu) gënjen”, tha Vuçiç.

“Ne duhet të luftojmë për njerëzit tanë në Kosovë dhe t’i gënjejmë njerëzit se gjërat janë të thjeshta – unë me të vërtetë nuk mund ta bëj atë”, por “unë do të përpiqem të mos ia kthej në arkivol asnjë nëne djalin e saj”.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, zhvillojnë bisedime që nga viti 2011. Dialogu është thënë se ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

Presidenti serb, Vuçiç dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti takimin e fundit e kanë pasur në korrik të vitit 2020. BE-ja, si ndërmjetësuese e këtij procesi, ka thënë se raunde të reja të bisedimeve nuk do të ketë, deri pasi në Kosovë të dalin institucionet e reja nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që janë caktuar të mbahen më 14 shkurt./ REL

Etiketa: francekosoveserbiVuçiç: Macron


Ju sugjerojmë

Deklaratë e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Rajoni

Deklaratë e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

14 Korrik, 2026 3:48 pm
Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
Bota

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

14 Korrik, 2026 3:36 pm
Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
Bota

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

14 Korrik, 2026 2:49 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

14 Korrik, 2026 1:42 pm
Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
Politikë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

14 Korrik, 2026 12:30 pm
Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur
Politikë

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

14 Korrik, 2026 12:27 pm
Para
Video/ Ndërprerja e energjisë, protesta e veçantë e qytetarit në Gramsh

Video/ Ndërprerja e energjisë, protesta e veçantë e qytetarit në Gramsh

Video/ Gjesti fisnik i Macron gjatë fjalës së kryeministrit sllovak

Video/ Gjesti fisnik i Macron gjatë fjalës së kryeministrit sllovak

Gjyqi i ish-Presidentit Trump, argumentet pro dhe kundër

Gjyqi i ish-Presidentit Trump, argumentet pro dhe kundër
















TE FUNDIT

Deklaratë e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Deklaratë e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
14 Korrik, 2026

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar...

Lexo më shumë

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
14 Korrik, 2026

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, kritikoi planin e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një taksë...

Lexo më shumë

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
14 Korrik, 2026

Çmimet e naftës në bursa  janë rritur në nivelin më të lartë në një muaj pas shtimit të sulmeve midis...

Lexo më shumë

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
14 Korrik, 2026

Komisioni Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike mban sot mbledhjen e radhës dhe mes diskutimeve ishte edhe Shqyrtimi i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}