“Serbia është e gatshme të respektojë të gjitha traktatet që ka nënshkruar, ne duam të shmangim çdo përshkallëzim të mundshëm me NATO-n: besojmë se nuk kemi shkaktuar asnjë provokim”.
Kështu tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë konferencës për media me Jens Stoltenberg, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, duke shtuar se nuk beson se ka “rreziqe reale” të një “përshkallëzimi” dhe duke akuzuar lidershipin kosovar për “retorikë politike”.
“Për 180 ditë na kanë akuzuar për përgatitjen e aksioneve ushtarake, por asgjë nuk ka ndodhur. Ne kemi nevojë për një qasje racionale, negociata, kompromise. Dhe ne jemi gati”, tha Vuçiç./Opinion.al