Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç flet mes ushtarëve: Dronët e NATO-s fluturuan rreth territorit tonë

2022/11/03 at 5:23 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç flet mes ushtarëve: Dronët e NATO-s fluturuan rreth territorit tonë

Presidenti i Serbisë zbriti në terren mes ushtarëve dhe armëve, teksa në Berlin flitej për paqen në Ballkan. Aleksandër Vuçiç, ndoqi stërvitjet e forcave të armatosura “Manovrat 2022”, ndërsa nuk e kurseu gjuhën e paralajmërimeve dhe kërcënimeve.

Duke komentuar raportimet e Ministrisë së Mbrojtjes për një dron të rrëzuar pranë një baze ushtarake në Rashkë, ai tha se nuk do të lejojë që kazermat serbe të spiunohen. Vuçiç pretendoi se nuk është hera e parë që ndodh “një agresion i tillë ndaj një vendi sovran”. Shqetësim shprehu edhe për veprimet e fundit të NATO-s.

“Dronët Skylark të NATO-s fluturuan dje rreth Brnjakut dhe Jarinjës gjatë gjithë ditës. Kanë qenë 200 deri në 500 metra larg vijës administrative. NATO ka ndjekur të gjitha procedurat atje. I kemi vëzhguar pa problem, por nuk kemi të drejtë t’i rrëzojmë në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Kumanovës”, tha Vuçiç.

Pyetjen e gazetarëve se droni i rrëzuar ka qenë një dron dasmash, Vuçiç u përgjigj duke thënë se nuk toleron fyerje të tilla për personelin ushtarak. Gjithashtu, njoftoi se shumë shpejtë do të zbulohet dhe origjina e mjetit fluturues. Vuçiç foli edhe për zhvillimet e fundit lidhur me vendimin e Kosovës për heqjen e targave të vjetra serbe.

“Unë jam shumë i shqetësuar për deklaratat e Borrelit dhe disa personave të tjerë, jam i shokuar nga deklaratat e tyre, do të pres që të kalojë vizita e Lajçakut, mund të ndodhë që të anuloj disa nga vizitat e mia të rëndësishme të planifikuara më parë jashtë vendit për shkak të situatës në vend”, shtoi ai.

Presidenti serb foli më tej se ditët në vijim do të njoftojë vendime të vështira dhe paralajmëroi “një dimër ferri” përpara. Vuçiç ndër të tjera, përgëzoi ushtarët për stërvitjen “Manovrat 2022” ku ishin të përfshirë dhe rezervistë, ndërsa njoftoi se janë futur në arsenalin ushtarak 294 pajisje të mëdha luftarake dhe premtoi se për 3 vitet e ardhshme do të shtohen edhe 850 pajisje të tjera. Në këtë stërvitje janë përdorur një sërë armësh, përfshirë edhe sistemin raketor të Rusisë, “Kornet”.

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Covid-19 në Shqipëri/ 2,670 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ 22 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Presidenca çeke merr parasysh kërkesën e Francës

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Presidenca çeke merr parasysh kërkesën e Francës

Deklaratat e deputetit Nicolas Bay kundër shqiptarëve, Balla: Të papërgjegjshme

Deklaratat e deputetit Nicolas Bay kundër shqiptarëve, Balla: Të papërgjegjshme

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com