Gjatë vizitës në Athinë, presidenti ukrainas Zelensky është takuar me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç.
Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Vuçiç bën me dije se bisedoi me presidentin Zelensky për situatën në Ukrainë, rajonin e Ballkanit, por edhe Kosovën.
Vuçiç deklaroi edhe njëherë se Serbia e respekton integritetin territorial të Ukrainës, dhe kërkoi nga Zelensky të bëjë të njëjtën gjë.
“Një bisedë e mirë dhe e hapur me Presidentin Volodymyr Zelenskiy për të gjitha çështjet e rëndësishme, si për Serbinë dhe Ukrainën, ashtu edhe për të gjithë rajonin dhe botën. Ne i diskutuam ngjarjet në Ukrainë dhe Kosovë, dhe unë edhe një herë theksova se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, të cilin ne e kemi thënë qartë dhe pa mëdyshje që nga fillimi i konfliktit”, shkroi Vuçiç në “Instagram”.
Biseda për Kosovën u bë pasi prej kohësh po bisedohet që Ukraina mund ta njohë pavarësinë e saj./Opinion.al