Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç del me masa të Serbisë për Kosovën

2024/09/13 at 6:26 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç del me masa të Serbisë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten se nuk ekziston asnjë zgjidhje e kënaqshme për serbët për, siç ka thënë ai, “problemin e Kosovës dhe Metohisë”, teksa ka paralajmëruar marrjen e masave për këtë gjë.

“Nuk ekziston ai mrekullibërës që mund t’u sjellë serbëve një zgjidhje të mirë për Kosovën dhe Metohinë. E pranoj. Edhe pse jam presidenti që ka zhvilluar më së shumti bisedime”, ka thënë Vuçiç në një fjalim drejtuar popullit, të paralajmëruar ditë më parë.

Sipas një dokumenti që u është shpërndarë mediave para nisjes së fjalimit të presidentit serb, Serbia kërkon “heqjen e pasojave kryesore të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Siç theksohet, ky është “parakusht i domosdoshëm për një përparim të kuptimshëm” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas dokumentit, Beogradi do të nisë, “fushatë globale diplomatike” për të arritur plotësimin e kërkesave.

Pak para adresimit të Vuçiçit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia, në vend që të pendohet për krimet që ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë, ajo ka vendosur të përsërisë kërcënime dhe ultimatume ndaj Kosovës, në koordinim me Rusinë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se qasja e pushtetit në Serbi ndaj Kosovë është “tejet dëshpëruese”, por që Kosova nuk trembet nga kërcënimet.

“Krimet makabre që Serbia para 25 vjetëve i kreu në Kosovë, sot po përsëriten nga Rusia në Ukrainë dhe po synohen që të kthehen prapë në rajonin e Ballkanit”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000, prej të cilëve mbi 1.600 janë ende të pagjetur.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.

Ju sugjerojmë

Kualifikueset e Botërorit/ Sonte përballja Shqipëri-Letoni
Aktualitet

Kualifikueset e Botërorit/ Sonte përballja Shqipëri-Letoni

10 Qershor, 2025 8:41 am
27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Aktualitet

27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

10 Qershor, 2025 8:39 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Java nis me temperatura të larta, sa do shënojë termometri ditën e sotme!

10 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 10 Qershor 2025

10 Qershor, 2025 8:18 am
Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Para
Masat për Kosovën, shtatë kërkesat e Serbisë

Masat për Kosovën, shtatë kërkesat e Serbisë

75 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2023

75 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2023

“Mediat sociale dëmtojnë shëndetin”, 42 shtete amerikane kërkojnë të vendoset paralajmërimi si te cigaret dhe alkooli

"Mediat sociale dëmtojnë shëndetin", 42 shtete amerikane kërkojnë të vendoset paralajmërimi si te cigaret dhe alkooli

TE FUNDIT

Kualifikueset e Botërorit/ Sonte përballja Shqipëri-Letoni

Kualifikueset e Botërorit/ Sonte përballja Shqipëri-Letoni
10 Qershor, 2025

Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin “Skonto Stadions” me Letoninë. Kuqezinjtë zhvilluan ditën e...

Lexo më shumë

27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
10 Qershor, 2025

Do të zhvillohet ditën e sotme provimi i dytë, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Maturën Shtetërore. Janë në...

Lexo më shumë

Java nis me temperatura të larta, sa do shënojë termometri ditën e sotme!

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
10 Qershor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me kohëzgjatje të...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 10 Qershor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
10 Qershor, 2025

Dashi Situata ku gënjeni do të bëjë që të gënjeni pak që të fshihni një të vërtetë të sikletshme. Duhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com