Një korrespondent i rrjetit televiziv që financohet nga shteti rus, ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi në Siri. Bëhet fjalë për Khaled Alkhateb, i cili punonte për “Russia Today”. 25 – vjeçari është vrarë nga predhat e militantëve të grupit terrorist Shtetit Islamik. Ndërsa kameramani që e shoqëronte ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin sirian al-Sukna.
Ai u vra teksa raportonte për sulmet e ushtrisë siriane ndaj terroristëve të ISIS. Alkhateb kishte filluar punë për “RT” kohët e fundit.
“Russia Today shpreh me pikëllim humbjen e korrespodentit tonë”, ka thënë rrjeti televiziv në një deklaratë në gjuhën arabe.