Një 45-vjeçar shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Rimini të Italisë është vrarë dje me armë zjarri. Sipas mediave italiane, viktima është Petrit Nikolli, i cili është qëlluar me një plumb nga afër dhe për pasojë ka humbur jetën.
Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, në Rivabella, përballë restorant “I Cavalieri”.
Nga dëshmitë e parë thuhet se 45-vjeçari po grindej me disa persona të tjerë. Më pas është qëlluar me armë. Autorët janë larguar në drejtim të paditur.
Nikolli ishte i martuar dhe kishte 3 fëmijë, ku më i madh prej tyre është 15 vjeç.