Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrau veten në burg, 26-vjeçarja shqiptare i shkroi Maria de Filippit: Dua të rinis jetën

2023/01/04 at 10:22 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau veten në burg, 26-vjeçarja shqiptare i shkroi Maria de Filippit: Dua të rinis jetën

Vajza 26-vjeçare shqiptare, Donatela Hoda që vrau veten 4 muaj më parë në një burg në Verona, i kishte dërguar një letër prezantueses së saj të preferuar Maria de Filippi para se të vetëvritej.


Mediat italiane kanë publikuar letrën, në të cilën e reja shqiptare shpresonte që do të mbërrinte në duart e prezantueses italiane dhe kjo e fundit do e ndihmonte të rikuperohej nga varësia ndaj drogës, dhe do e ndihmonte për të gjetur një pune e për të rinisur jetën.

Por letra nuk mbërrit kurrë në duart e Maria de Filipit. Donatela kishte ngatërruar adresë dhe zarfi ishte kthyer pa u hapur asnjëherë.

Letrën e gjeti babai i 26-vjeçares pasi ajo kishte ndërruar jetë.

“Përshëndetje Maria, po ta shkruaj këtë letër për të treguar historinë time dhe për të të kërkuar ndihmë. Më quajnë Donatela Hodo, sapo kam mbushur 26 vjeç, jam shqiptare me origjinë por jam rritur në Itali. Tani fatkeqësisht, gjendem në burgun e Montorios, përfundova këtu se kam pasur një fëmijëri dhe adoleshencë të vështirë me shumë probleme, nuk kam pasur forcën të reagoj dhe u hodha tek droga. Maria, të lutem, të kërkoj të më ndihmosh, dua të dal nga kjo situatë, dua ta lë drogën, dua të mbaroj punë me burgun, por kam nevojë për dikë që të më japë një mundësi…Jam vetëm 26 vjeç, kam akoma jetën përpara, dua të sistemohem, të kem një të ardhme, të rivendos marrëdhëniet me familjen time të mrekullueshme…Sot kam dëshirë, kurajo se dua të ndryshoj, dua të rifilloj dhe ta hedh të gjithën pas krahëve, kam nevojë për ndihmë, të gjej një punë…dua të shoh sytë e nënës sime që qan për të më parë të realizuar dhe jo që vuan për shkakun tim…”.

Në letër ndër të tjera Donatela flet edhe për djlain Adam, dhe mallin që ka për të gjatë qëndrimit në burg.

 “Nuk po më ndihmonte kush, më rikthyen në qeli dhe më morën djalin. Doja të vdisja…pse nuk më çuan në komunitet me të voglin tim, pse në fakt më thyen zemrën kështu? Çdo ditë, çdo orë pyes veten se ku është, çfarë ngjyre kanë tani sytë e tij dhe ndjehem fajtore që nuk bëra dot asgjë për të…nuk mundet ta harroj kurrë, kurrë?”. Dhe një lutje: Maria, po të kërkoj me zemër në dorë, nëse ke ndonjë mundësi të më ndihmosh të dal nga burgu dhe më pas është radha ime të demonstroj se çdo të bëj. Të kërkoj të më ndihmosh, të më japësh një mundësi, di të bëj shumë gjëra dhe mbi të gjitha të rigjej dëshirën për jetën, të rikuperoj vitet e humbura, do ndaloj së vetshkatërruari. Tani të përshëndes, të dërgoj një përqafim dhe pres një përgjigje me gjithë zemër”.

Letra është shkruar në 10 tetor 2020 dhe Donatela i dha fund jetës 1 vit e 11 muaj pas saj.



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Vrasja e 31 vjeçarit në Prizren, si nisi sherri. Detaje të reja

Vrasja e 31 vjeçarit në Prizren, si nisi sherri. Detaje të reja

Arrestohet në Kukës maqedonasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

U kap me drogë në makinë, arrestohet polici në Tiranë

Nipi iu vra në lokal për faturën, xhaxhai: Nuk do të ketë indiferencë nga krahu jonë

Nipi iu vra në lokal për faturën, xhaxhai: Nuk do të ketë indiferencë nga krahu jonë
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}