Kronikë

Vrau vëllanë në Dibër, gjykata lë në burg Florjan Tonuzin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:35 - 03/05/21 |
Opi Nion

Gjykata e Dibrës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Florjan Tonuzin, i cili pak ditë më parë vrau me thikë vëllanë e tij në Maqellar të Dibrës.

Bëhet me dije se autori Florjan Tonuzi është shprehur në sallën e gjyqit se nuk di ç’ka bërë dhe se ishte i pavetëdijshëm për veprimin makabër të kryer.

“Nuk di se ç’kam bërë, nuk isha i vetëdijshëm për aktin e kryer”, tha 26-vjeçari para trupit gjykues.

Kujtojmë se Florian Tonuzi 26-vjeç, është përdoruesi i drogës dhe mendohet se vrasjen mund ta ketë kryer nën efektin e saj.

26-vjeçari vrau me thikë vëllain e tij 23 vjeç Bernard Tonuzin dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Arrestimi i autorit është bërë një ditë më pas, teksa ishte duke parë nga larg trupin e pajetë të vëllait të tij i cili po përcillej në banesën e fundit.

Ai u pa nga familjarët, të cilët lajmëruan policinë duke bërë të  mundur arrestimin e 26-vjeçarit./Opinion.al

Pas