Nëna nga Texas e cila qëlloi për vdekje dy të bijat e saj në datëlindjen e burrit të saj e bëri këtë pasi ‘donte që ai të vuante’.
Kjo u tha nga policia në Texas.
42 vjeçarja Christy Sheats thirri një takim familjar para se të qëllonte vajzat.
Ndërkohë në momentin që nëna u kishte drejtuar vajzave armën, ishte vajza 17 vjeçe Madison që kishte lajmëruar policinë.
Në kohën kur linja telefonike ishte e hapur ajo me motrën dhe babanë e tyre dëgjohen duke iu lutur asaj që të mos i vriste.
“Mos e bëj”, ‘të premtoj se do të bëj gjithçka” janë fjalët që dëgjohen para se linja të shkëputej.
Ndërkohë telefonata tjetër në drejtim të policisë u bë nga fqinjët, pas vrasjes së dy vajzave.