Vrasja e një shqiptari në Avelino, pasi bashkëshorti dyshonte se kishte marrëdhënie të fshehtë me bashkëshorten e tij, ka hapur debat të madh në rrjetet sociale dhe portalet informative.
Alessandro Palermiti, 52 vjeç, ishpunonjës i pyjores u arrestua nga policia italiane me akuzën e vrasjes. Ai vrau shqiptarin Tahir Halili, 49 vjeç pasi e goditi disa herë me thikë.
Mediat italiane raportojnë se para kësaj kishte pasur një konflikt mes tyre dhe pas kësaj italiani nxori një thikë dhe e goditi. Palermiti tha në polici se qëllimi i tij ishte për t’i dhënë një mësim dhe se nuk kishte dashur ta vriste.
Ndërkohë në Facebook dhe portalet që kanë publikuar lajmin mbi këtë ngjarje ka pasur një ksenofobi ndaj shqiptarëve duke bërë dhe paralele me atë që ka ndodhur kohët e fundit dhe në Gjermani.