Jasin Sulo është fajtor për vrasjen e shokut të tij dhe rrezikon të marrë një dënim prej 12 vitesh burg. Kjo është kërkesa e prokurorisë, ndërsa vendimi pritet të merret nga gjykata.
Sulo vrau më 31 dhjetor të vitit të kaluar mikun e tij, Ermal Abdushi, 26 vjeç, ngjarje e ndodhur në Itali. Seanca e ardhshme dëgjimore është caktuar të mbahet më 1 qershor.
Vdekja e Abdushit ndodhi në shtëpinë e Sulos. Ai u qëllua me një pistoletë tip ‘Magnum 44’, raporton panorama.
Ermal Abazi
Ata të dy ishin ulur në tavolinë bashkë me disa kushërinj dhe Sulo po u tregonte armën, e cila dyshohet se ishte vjedhur disa ditë më parë.
Sipas prokurorisë, vrasja ishte nga pakujdesia pasi loja me pistoletën doli jashtë kontrollit. Por, fakti që Sulo pas ngjarjes së larguar e rëndon pozitën e tij para ligjit.
Vëllai dhe motra e 26-vjeçarit të vrarë kanë kërkuar një dëmshpërblim monetar prej 500 mijë euro.