Kronikë

Vrau shokun e qelisë për pazaret e drogës, çfarë ndodhi në seancën e sotme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:58 - 27/08/21 |
Opi Nion

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg ditën e sotme Bledar Selmanaj, autorin e dyshuar të vrasjes së Xhuljan Bullarit në Babicë të Vlorës pak ditë më parë.

Mësohet se seanca gjyqësore e ditës së sotme ka zgjatur më tepër se dy orë, ndërsa gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bledar Selmanaj.

Gjatë seancës gjyqësore autori nuk e ka pranuar krimin dhe nuk ka treguar rrethanat e ngjarjes apo motivin që e çoi në ekzekutimin e të riut.

Viktima Xhuljan Bullari u gjet i vrarë brenda një mjeti në Babicë të Vlorës, në datën 21 Gusht. Autori dhe viktima kishin udhëtuar së bashku nga Tirana drejt Vlorës .

Ndër pisat kryesore të hetimit për vrasjen është prishja e pazareve të drogës mes dy rinjve. . Bëhet me dije se viktima dhe autori ishin njohur më parë në qelinë e burgut dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë saj./Opinion.al

Pas