Gjykata e Vlorës ka lënë në burg ditën e sotme Bledar Selmanaj, autorin e dyshuar të vrasjes së Xhuljan Bullarit në Babicë të Vlorës pak ditë më parë.
Mësohet se seanca gjyqësore e ditës së sotme ka zgjatur më tepër se dy orë, ndërsa gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bledar Selmanaj.
Gjatë seancës gjyqësore autori nuk e ka pranuar krimin dhe nuk ka treguar rrethanat e ngjarjes apo motivin që e çoi në ekzekutimin e të riut.
Viktima Xhuljan Bullari u gjet i vrarë brenda një mjeti në Babicë të Vlorës, në datën 21 Gusht. Autori dhe viktima kishin udhëtuar së bashku nga Tirana drejt Vlorës .
Ndër pisat kryesore të hetimit për vrasjen është prishja e pazareve të drogës mes dy rinjve. . Bëhet me dije se viktima dhe autori ishin njohur më parë në qelinë e burgut dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë saj./Opinion.al