Kronikë

Vrau për pronën në Lushnje,gjykata lë në burg 49-vjeçarin Kastriot Hasalla


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:54 - 04/08/21 |
Opi Nion

Gjykata e Lushnjes, ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për 49-vjeçarin Kastriot Hasalla që vrau me armë gjahu 30-vjeçarin Romeo Hasalla pas një konflikti për pronat.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Garunjas të Lushnjes pak ditë më parë në orët e para të paradites.

Dy vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla kanë qëlluar me armë gjahu, çifte kushërinjtë e tyre, Shuaip Hasalla 65-vjeç dhe tre djemtë e tij Romeo , Emiljano dhe Laert Hasalla. Nga të shtënat ka mbetur i vdekur Romeo Hasalla , ndërsa u plagosën babai i tij Shuaip dhe dy vëllezërit e Emiljano dhe Laert Hasalla. /Opinion.al

Pas