Gjykata greke ka dhënë masën “arrest shtëpië” për Fatmir Terallarin, 50-vjeçarin që vrau kunatin e tij pasi i kishte përdhunar vajzën prej 9 vitesh.
Sipas mediave greke, gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në arrest shtëpie, në të njëjtën banesë me të bijën, e cila dyshohet se është përdhunuar sistematikisht për 9 vite nga kunati i babait, vëllai i njerkës së saj.
Në një deklaratë për mediat avokatët e tij u shprehën se ndjehet mrekullisht mirë pas vendimit të gjykatës për ta lënë të lirë më kusht.
“Dua të shpreh falënderimet e mia për prokurorinë dhe Gjykatën për të lënë të lirë me kusht dhe kthimin pranë vajzave të tij… Ndihemi shumë mirë pas vendimit, ashtu si dhe gjithë shoqëria greke”, tha një prej avokatëve të 50-vjeçarit.
Autori Fatmir Talellari u dorëzua vetë në polici ditën e ngjarjes, duke thënë se kishte vrarë kunatin pasi kishte mësuar nga vajza e tij që ishte abuzuar seksualisht nga 33-vjeçari Erjon Pelivani për 9 vite me radhë. E bija tregoi gjithashtu se abuzuesi i saj i kishte bërë shantazh duke i marrë vazhdimisht para me qëllim që mos t’i publikonte foto dhe video intime.
Erjon Pelivani ishte kunati nga gruaja e dytë e Fatmir Talellarit, me të cilën ka një fëmijë së fundmi, ndërsa 3 vajzat e tjera i ka nga martesa e parë me bashkëshorten e ndjerë.