Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili vrau efektivin e forcave Shqiponja në Baltëz të Fierit, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Mësohet se Mërnica ka mbetur pa avokat dhe shkak është bërë mungesa e avokatit të tij mbrojtës në seancë.
Për ta mbrojtur është thirrur një avokat i shtetit, por dhe ai ka refuzuar ta mbrojë 23-vjeçarin.
Kujtojmë se ditën e hënë, më 13 maj, Azgan Mërnica vrau efektivin Novruz Cenalia, 28 vjeç. 23-vjeçari u vetëdorëzua në polici pas ndërhyrjes së familjarëve për ta bindur atë që të dorëzohej.