Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrau djalin e dajës në Greqi, ja si e mashtroi autori gruan e viktimës

2016/08/14 at 11:16 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau djalin e dajës në Greqi, ja si e mashtroi autori gruan e viktimës

Zbardhet mashtrimi i bërë ndaj gruas së viktimës nga Denis Zaka, i dyshuar si vrasës i kushëririt Vladimir Murrizi, më 3 gusht 2016, në Greqi.


Pak ditë pas arrestimit të të dyshuarit në Fier, dosja penale i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke u cilësuar si krim në familje. Mësohet se, pasi kishte vrarë kushëririn e tij në Greqi dhe e kishte groposur në një përrua, autori i krimit u ka dhënë disa versione të afërmve, të cilat kanë qenë të gjitha mashtrim.

“Variantet që jepte ai për vrasjen në Greqi kanë qenë të ndryshme, por bashkëshortes së viktimës (Vladimir Murrizi), duke folur në messenger, i thoshte që viktima është nisur për në Shqipëri. “Shqetësimit të saj se përse ai nuk po vinte në shtëpi, autori i përgjigjej që nuk dinte gjë. Sipas tij, viktima ishte nisur për në Shqipëri me një taksi me dy shtetas grekë të komunitetit rom, të cilët ai nuk i njihte dhe kushedi se çfarë mund të kishte ndodhur”, thanë burimet e hetimit.

Por ndërkohë, me kërkesë të babait të viktimës (daja i autorit), Denis Zaka vjen në Shqipëri dhe jep variant tjetër për vrasjen e kushëririt në Greqi. Sipas tij, ai dhe viktima, së bashku me dy grekë të komunitetit rom, vjedhin së bashku një frezë, të cilën do ta shisnin. Pas vjedhjes, ai ka pretenduar se patën përplasje me grekët, të cilët i qëlluan të dy me thika, por nga goditjet vdiq viktima Vladimir Murrizi. “Autori pretendoi para familjarëve se nuk kishte bërë denoncim, pasi dy grekët e kishin kërcënuar”, thanë burimet.

Por, gjatë hetimit, varianti që ka pranuar para policisë gjyqësore dhe ai përfundimtari që del nga provat është se e ka vrarë kushëririn e tij për shkak të debateve banale, pasi kishin konsumuar alkool. Më 11 gusht 2016, Denis Zaka, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij, Vladimir Murrizi, pranoi krimin e ndodhur më 3 gusht në Greqi. Para Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila e la në arrest me burg deri në fund të hetimeve, i akuzuari u shfaq i penduar dhe u kërkoi ndjesë familjarëve për vrasjen e të afërmit të tij, me të cilin punonin si çobanë në shtetin fqinj të Greqisë. I akuzuari Zaka ka shpjeguar se ishte konfliktuar fillimisht me fjalë me kushëririn e tij të parë. Shkak i zënkës, sipas 26­vjeçarit, kanë qenë cilësimi si i pamoralshme i gruas së tij nga ana e viktimës Vladimir Murrizi. Sipas dëshmisë, ngjarja kishte ndodhur nën efektin e alkoolit, ndërsa Zaka është konfliktuar fizikisht më kushëririn dhe gjatë kësaj përleshjeje, ai e ka qëlluar me armë të ftohtë, thikë. /Panorama.al Trazhgim Sokolaj

Etiketa: denis zakagreqivrasje


Ju sugjerojmë

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
Aktualitet

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

11 Qershor, 2026 7:29 pm
Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës

11 Qershor, 2026 6:53 pm
Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave
Sport

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave

11 Qershor, 2026 5:33 pm
SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit
Bota

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

11 Qershor, 2026 4:26 pm
Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë
Kronikë

Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë

11 Qershor, 2026 3:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Paralajmëron Trump: SHBA do godasë “shumë fort” Iranin sonte

11 Qershor, 2026 2:55 pm
Para
Video/ “Të hëngsha hallvën o Armando Subashi …” Bashkia i prishi lokalin, gruaja vetëgroposet

Video/ "Të hëngsha hallvën o Armando Subashi ..." Bashkia i prishi lokalin, gruaja vetëgroposet

Aksidenti tragjik/ Si u përplas me motorr miku i Stresit dhe armiku i Noizyt

Aksidenti tragjik/ Si u përplas me motorr miku i Stresit dhe armiku i Noizyt

I kërkoi ti parkonte makinën, ja si e mashtroi i riu këngëtaren Adelina Tahiri

I kërkoi ti parkonte makinën, ja si e mashtroi i riu këngëtaren Adelina Tahiri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
11 Qershor, 2026

Irani mohon Donald Trumpin, i cili kishte nxituar të deklaronte në një postim se jemi shumë afër një marrëveshjeje, dhe...

Lexo më shumë

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
11 Qershor, 2026

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht. Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari...

Lexo më shumë

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
11 Qershor, 2026

Jose Mourinho është rikthyer zyrtarisht në stolin e Real Madrid. Klubi madrilen ka konfirmuar marrëveshjen me trajnerin portugez, duke mbyllur...

Lexo më shumë

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
11 Qershor, 2026

Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara ndaj Iranit, pas, siç tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}