Kronikë

Vrau 8-vjeçarin në Fier, Policia publikon foton e Klodian Çalamanit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:44 - 16/11/21 |
Opi Nion

Është publikuar fotoja e Klodian Çalamanit, 38-vjeçari i cili ditën e sotme mori peng një 8-vjeçar të cilin e vrau dhe më pas e groposi me baltë në banesën ku jetonte i vetëm.

Fotoja është nxjerr nga Policia, në të cilën shihet 38-vjeçari me pranga në duar dhe dy policët të cilët e shoqërojnë në komisariat.

Çalamani ka pranuar krimin se ka vrarë të miturin, djalin e fqinjit të tij, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

Kanë qenë familjarët ata që kanë dhënë alarmin e për zhdukjen e të miturit, pasi ai nuk kishte shkuar as në shkollë.

Pasi u njoftua policia, u bë këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë të cilat zbuluan se 8-vjeçari ka qenë duke shëtitur me biçikletën e autorit të krimit dhe më pas është futur në banesën e tij.

Pasi është futur në banesë, dyshohet se 38-vjeçari ka qëlluar disa herë më lopatë duke i shkaktuar vdekjen./Opinion.al

Pas