Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Përparim Ademin. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.
Ngjarja e rëndë tronditi vendin mëngjesin e datës 31 Dhjetor të vitit të 2020.
Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari kreu krimin pasi nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me të cilat kishte një lidhje jashtë martesore.
Prokuroria e akuzon Ademit për akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shumë personave për shkak të marëdhënieve familjare.