Gëzim Sinomati është personi që ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Sipas informacioneve, i riu është qëlluar me snajper teksa ndodhej në banesën e tij, në lagjen “Hajro Cakërri”.
Në kohën që është qëlluar me armë,, 22-vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në katin e tretë të pallatit pranë Poliklinikës.
Nga të dhënat e deritanishme, bëhet me dije se i riu ishte kthyer nga Belgjika për festat e fundvitit.
Një vit më parë automjetit të tij i është vendosur tritol. Autoritetet vijojnë hetimet duke mos përjashtuar konfliktet që i riu mund të ketë patur në të shkuarën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie duke caktuar perimetrin e sigurisë dhe po punojnë për kapjen e autorit.