Policia e Durrësit ka dhënë detaje për vrasjen e biznesmenit 50vjeçar, Shpëtim Shala ditën e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit, pra në zonën e plazhit.
Kështu, sipas Policisë, Shala u gjet i vrarë me armë zjarri në automjetin e tij, tip “Volfwagen”, me targa AA 086 HJ.
Ai është qëlluar disa herë me armë zjarri pranë një lokali në zonën e plazhit. Policia vijon ende kërkimet për vrasësin.
NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 08.05.2016, në lagjen Nr. 13, Plazh, në një rrugicë, në mjetin tip Volfswagen me targa AA 086 HJ, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi: Sh.Sh.50 vjeç, banues në Durrës.
Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.