Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e sigurisë për 31-vjeçarin Alionid Sali i akuzuar për vrasjen e 46-vjeçarit, Përparim Seati.
Gjykata vendosi masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin i cili vrau me thikë fqinjin e tij pas një konflikti për motive pronësie në Patos.
Vetë autori Alionid Sali ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se ka vepruar në gjaknxehtësi.
“Krimin e kam bërë në tension e sipër”, ka thënë ai.
Të pranishëm në Gjykatë sot ishin edhe, vëllai dhe nipi i viktimës Agron dhe Gazmir Seati që akuzohen se kanë goditur me mjete të forta nënën e autorit 61 vjeçe.
Babë e bir morën masën detyrim paraqitje nga gjykata. /Opinion.al