-U tha në Opinion

Vrasja në Kavajë, detaje të reja për ngjarjen. Pse po heton prokuroria


               Publikuar në : 22:20 - 15/10/19 |
Geljano Fataj

Vrasja e ndodhur në Kavajë, vazhdon të ketë plot mistere. Gazetarja Klodiana Lala, këtë të martë në emisionin Opinion ka dhënë disa detaje, e sipas saj vrasja nuk po hetohet më si krim pasioni.

“Në momentet e para u dyshua shumë për një krim pasioni. Tashmë nuk diskutohet më për një krim pasioni, prokuroria po thellon hetimin për trafikun e drogës. Marsida Qatja është aktualisht nën hetim për një vepër tjetër penale, për mashtrim. Kjo ngjarje ka shumë pikëpyetje, nuk kemi një krim të kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Dritan Haxholli nuk ka vajtur në banesë pa një thirrje, duket sikur është thirrur, ka rënë në një kurth. Në momentin që Dritan Haxholli ka shkuar në banesë, ka patur informacion edhe është sinjalizuar policia. Ai ishte një person në kërkim, policisë i është thënë që një person i armatosur është duke lëvizur në lagjen numër dy të qytetit të Kavajës, policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë”, tha gazetarja.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit në Kavajë në banesën e Marsida Qatjas. Viktima Dritan Haxholli, i cili më parë ka pasur lidhje intime me Marsida Qatjan, shkoi në banesën e kësaj të fundit i armatosur me kallashnikov.

Ai hyri në apartament nga dera kryesore dhe aty u përball me policin e burgjeve, Bledar Toçin, me të cilin kishte njohje të mëparshme.

Haxholli qëlloi në drejtim të tij duke e plagosur me një plumb kallashnikovi, kurse ky i fundit reagoi duke e qëlluar me pistoletën e shërbimit. Dy plumba i morën jetën Dritan Haxhollit. Në vendngjarje grupi hetimor mblodhi 1 gëzhojë kallashnikovi dhe 17 gëzhoja të pistoletës së Toçit. Ky i fundit u ka thënë hetuesve se reagoi për vetëmbrojtje./ Opinion.al

Pas